Futboll Kombëtarja Sport

REZULTATE QË SURPRIZUAN BOTËN/ Shqipëria në mediat spanjolle përkrah me më të dobëtat

Futbolli Europian, ka sjellë jo pak surpriza në vitet e fundit, duke nisur që nga rezultatet befasuese nga ekipet e vogla e deri te humbjet zhgënjyese të ekipeve të mëdha. Të gjithë jemi dëshmitar për fitoren historike që arriti të merrte Gjibraltari në Ligën e Kombeve ndaj Armenisë, e para kjo në historinë e kësaj Kombëtareje.

Në lidhje me këto rezultate surprizë, ka shkruar edhe një nga mediat më prestigjioze. Bëhet fjalë për gazetën e njohur spanjolle “AS” e cila i ka kushtuar një vëmendje të veçantë rezultateve më befasuese, të cilat i konsideron edhe si rezultate që surprizuan Botën. Më poshtë, po listojmë pesë nga këto rezultate.

Fitorja e vetme e San Marinos
Gjibraltari nuk ishte ekipi i vetëm i cili ka arritur të marrë vetëm një fitore, duke qenë se edhe fitorja e parë dhe e vetme për San Marinon, ka ardhur në një miqësore ndaj Lihtenshteinit në vitin 2004. Mungojnë rezultatet pozitive në ndeshjet zyrtare për këtë ekip.

Triumfi i Shqipërisë në Europian
Për herë të parë në histori, Shqipëria arriti të kualifikohej për në Euro2016, aty ku në grup kishte ekipe se Zvicra, Franca organizatore dhe Rumania. Pikërisht ndaj këtyre të fundit, Shqipëria ka shënuar golin e parë dhe të vetëm në Europian, si edhe ka arritur të marrë fitoren e parë dhe të vetme.

Historia islandeze ndaj Anglisë
Në Europianin e kaluar, Islanda ishte hirushja e atij kompeticioni duke qenë se për herë të parë, arriti deri në fazën çerekfinale. Islanda arriti të eliminonte Anglinë, madje e bëri këtë duke in përmbysur edhe rezultatin duke qenë se në fillim kishte shënuar Runi, e më pas shënuan Sigurdson dhe Sigthorson.

13 vite pa fitore, Andorra thyen tabunë
Në vitin 2017, Hungaria merrte një rezultat surprizë, duke qenë se mundej nga Andorra me shifrat minimale 1-0. Mjaftoi një gol i shënuar me një goditje dënimi, që Andorra të shënonte fitoren e dytë në histori. E para kishte ndodhur në vitin 2004, plot 13 vite më parë.

Arritje për Lihtenshteinin, 4 fitore zyrtare
Në 28 mars 2007, Lihtenshteini arriti të mundte në shtëpi Letoninë me rezultatin e ngushtë 1-0. Mjaftoi një gol i shënuar nga Mario Frik, që ky ekip modest, të merrte fitoren e tetë në histori dhe njëkohësisht të katërtën në një ndeshje zyrtare.

Related posts

SHQIPËRI-IZRAEL/ Penallti dhe gol, Broja “çmend” nga gëzimi tifozët, zhbllokohet takimi

F.autor

PËRPLASJA ME SANE KUSHTON/ Pezullohet trajneri i Union Berlin, ka edhe gjobë

F.autor

SKEDINA E DITËS/ Dëshironi të bëheni MILIONERË sot, luani këto SUPER ndeshje (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment