Futboll Kombëtarja Sport

Rikthim me kujtime të mira në Izrael/ Shqipëria luan në stadiumin që kushtoi 71 mln euro

Shqipëria do të rikthehet në Izrael me kujtimet më të mira. Pas disfatës në vendin tonë 0-3, Shqipëria mori hak në “Beer Sheva” duke fituar atje 0-3. Jo vetëm kaq, por edhe një muaj më parë, kuqezinjtë triumfuan ndaj tyre me golin e Xhakës. E në këtë mënyrë, rikthimi në “Turner Stadium” premton motivim maksimal. Bëhet fjalë për një stadium me kapacitet 16 126 vende, në dispozicion të tifozërisë mike janë 1600 stola.

Ky impiant i përket kategorisë së katërt sipas kritereve të UEFAs dhe është “shtëpia” e Hapoel Beer Shevas në qytetin e Beer Shevas. Është dashur rreth katër vite për ndërtimin e tij dhe në 2015-ën është inauguruar. Ai ka kushtuar përafërsisht 71 milionë euro.

Related posts

LEVANTE-REAL MADRID/ “Vendasit” barazojnë shifrat, shënon Roger

Delo.autor

I HABIT TË GJITHË/ Donnarumma fenomenal, askush si ai në top 5 kampionate!

Delo.autor

E ARDHMJA E PAQARTË/ Bove mund të jetë një “Eriksen” i ri

F.autor

Leave a Comment