Futboll La Liga Sport

MBROJTËSI I REAL/ Nëse vjen dikush, shpresoj të jetë aiRigers Avdo nga Rigers Avdo

Në prag të ndeshjes së Champions League ndaj Viktoria Plzen, qendërmbrojtësi i Real Madrid, Nacho Fernandez, ka folur për shanset e ekipit të tij dhe gjithashtu për blerjet e mundshme.

“Jemi mësuar të dëgjojmë emra që përmenden gjatë gjithë kohës,” shprehet ai për gazetarët.

“Nëse vjen dikush, shpresoj të jetë Mario Hermoso.”

Një nga blerjet e merkatos së verës Vinicius Junior mund të debutojë në Europë, dhe shoku i tij i ekipit është i lumtur për brazilianin e talentuar.

“Ai po tregon ditë pas dite se mund të luajë te Real Madrid. Duhet të jemi të qetë dhe ta lëmë të ambientohet pa presion.

“Ndeshje pas ndeshjeje po na rikthehet vetëbesimi, por nuk është e lehtë kur ekipi nuk fiton.

“Ndeshja e së mërkurës është shumë e rëndësishme për ne. Nuk është asnjëherë e lehtë të ndryshosh trajner, por Solari është një nga ne dhe e ka nisur me këmbë të mbarë.”

Related posts

Gati 80 milionë euro/ REALI në “luftë” me BARÇËN për SUPER talentin holandez

Isa.Autor

Mbrojtësi i JUVES ndihet i tepërt/ MILANI gati ta “rrëmbejë”. Ja formula e transferimit

Isa.Autor

“NUK MBAJ MEND ASGJË NGA NDESHJA”/ Përplasje e frikshme e Kumbullës me Ibañez. Mbrojtësi humb kujtesën

Delo.autor

Leave a Comment