Futboll Sport

MANUEL NEUER I KA ZËNË VENDIN TEK GJERMANIA/ Flet Ter Stegen: Kjo situatë po më çmend…

Është pjesë e 3 kandidaturave të FIFA-s për çmimin e portierit më të mirë të vitit, sezoni i kaluar ishte i shkëlqyer për të me fanellën e Barcelonës, por as kjo nuk ka mjaftuar që Marc-Andre Ter Stegen të shndërrohet në portierin e parë të kombëtares gjermane, pasi titullari mes shtyllave vazhdon të jetë Manuel Neuer.

Portieri i Barçës nuk ndihet aspak mirë nga kjo situatë dhe në një intervistë i ka thënë të gjitha.

“Natyrisht kjo situatë po më çmend. Ti jep më të mirën nga vetja dhe nuk je aty ku dëshiron. Unë dua të jem i suksesshëm dhe objektivi i madh që unë kam, është të jem portieri i parë për kombëtaren time. Por, jo me çdo kusht, unë dua ta shikoj veten time në pasqyrë dhe të them se kam punuar gjithmonë me ndershmëri. Nuk është aspak e lehtë, por durimi është pjesë e të qenit futbollist. Ka raste kur duhet të presësh”, theksoi portieri.

Në vendimin e trajnerit Low për të aktivizuar titullar Neuer ka ndikuar edhe qëndrimi i portierit në Gjermani, ndërkohë që Ter Stegen zgjodhi kalimin në Spanjë për vazhdimin e karrierës së tij.

“Nuk pendohem aspak që u largova drejt Spanjës. Përvoja e të luajturit jashtë vendit, më ka bërë akoma më të fortë si portier”, përfundoi Ter Stegen.

Related posts

“SHËROHET” MILANI/ Rikuperohen titullarët, presioni bie mbi Piolin

F.autor

OPINION NGA RIVALDO/ Barcelona nuk e përmbys dot PSG-në, le të marrë Ramos…

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Mesfushori Kessie bën doktorin e sulmuesit Leao, i hedh ujë në… organin gjenital (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment