Futboll Premier League Sport

Salah pas “zhbllokimit”: Nuk shqetësohem nëse nuk shënoj, ja çfarë është më e rëndësishme…

Mohamed Salah insiston se fitorja është gjëja më e rëndësishme pasi i dha fund thatësirës në fitoren 1-0 të Liverpool ndaj Huddersfield. Egjiptiani kishte katër ndeshje pa shijuar golin por u zhbllokua këtë fundjavë duke regjistruar golin e 50-të në Premier League.

“Është një ndjesi e mirë por gjëja më e rëndësishme është të ndihmoj ekipin dhe të marrim tre pikët. “Nuk shqetësohem nëse nuk shënoj. Gjëja më e rëndësishme është skuadra, kështu që për sa kohë që do ta ndihmoj, nuk jam i shqetësuar.

“Kishim katër-pesë lojtarë që luanin për të parën herë si titullarë këtë sezon. Kjo tregon që të gjithë jemi në një nivel dhe duhet të luftojmë për formacionin.

“Ishte një ndeshje e vështirë por në fund morëm tre pikët, gjëja më e rëndësishme. Duhet të luftonim, por e dinim këtë.”

Related posts

E PABESUESHME/ Hoffenheim-Man City, shënohet dy gola për 8 minuta lojë

Isa.Autor

TËRMETI E LA PA SHPI/ Rrëfehet mesfushori Çyrbja: Pamje që nuk do e harroj kurrë…

Delo.autor

Roma në sulm për mbrojtësin e Manchester United

Q.Autor

Leave a Comment