Futboll Premier League Sport

RRËFEN FINALEN E “CARABAO CUP”/ Sarri i habit: Situata e krijuar nga Kepa ishte…

Maurizzio Sarri i ka përshëndetur përpjekjet e skuadrës së tij në finalen e “Carabao Cup”, edhe pse nuk e fituan trofeun: Siç e dini, për mua ishte me të vërtetë shumë e rëndësishme performanca në finale, kundër Manchester City. Dy javë përpara kësaj ndeshjeje humbëm 6-0 në Manchester. Dy javë më vonë, lojtarët ishin në gjendje të luanin në të njëjtin nivel me ta, kështu që kjo ishte e rëndësishme për besimin tonë”.

Trajneri i Chelsea pretendon se refuzimi i shumëdiskutueshëm i Kepa Arrizabalaga për t’u zëvendësuar në finalen e “Carabao Cup” ka qenë një gjë e mirë për ekipin: “Në fund, situata e krijuar nga Kepa ishte një gjë e mirë për grupin tonë. Në pesë ndeshjet e fundit, ne fituam katër prej tyre. Në pesë ndeshje kemi pësuar vetëm një gol, prandaj jemi duke u përmirësuar në qëndrueshmëri. Sidoqoftë, duhet të jemi të kujdesshëm. Ne kemi pasur një periudhë të gjatë të rezultateve të mira në të kaluarën dhe pastaj, papritmas, përjetuam dy javë katastrofale, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm“.

Portieri spanjoll nuk pranoi të largohej nga fusha kundër Manchester City, në fund të kohës shtesë, duke e befasuar trajnerin e tij, por jo vetëm, i cili donte të aktivizonte Willy Caballero për penalltitë. Kepa qëndroi në fushë dhe mori pjesë në ekzekutimin e penalltive, pas 120 minutash lojë pa gola, me “qytetarët” triumfues nga pika e bardhë.

Megjithëse Sarri ishte dukshëm i zemëruar në atë rast të paprecedentë, ai dhe portieri u përpoqën t’i qetësonin gjërat pas ndeshjes, duke këmbëngulur se incidenti ishte vetëm një keqkuptim. Trajneri italian e pezulloi portierin vetëm për ndeshjen e ardhshme, që qëlloi të luhej ndaj Tottenham. “Blues” e fituan atë ndeshje 2-0 dhe vijuan me kthesën pozitive

Related posts

DO TË FESTOSH NËSE SHËNON NDAJ LIVERPOOLIT? Suarez jep përgjigjen epike

Delo.autor

ANALIZA E HOLLËSISHME/ Pirlo: Ja pse JUVENTUSI do të fitojë Championsin

Isa.Autor

LISTA E TË ARDHURAVE/ Goditja nga COVID-19, Tirana humbi 1.7 miliardë lekë

Delo.autor

Leave a Comment