Futboll Kombëtarja Sport

Presidenti DUKA e thotë hapur: Po tentojnë të prishin KOMBËTAREN, sulmi ndaj PANUCCIT i orkestruar

“Thuhet se lojtarët janë të pakënaqur që nuk luajnë në Kombëtare, por ata nuk luajnë në klubet e tyre. Është dikush që përpunon lojtarët për të thënë që janë të pakënaqur. Unë s’jam budalla, i di si funksjonojnë gjërat dhe e kam fjalën për atë që ndodhi pas Skocisë”.

Ky ka qenë komenti që trajneri i Kombëtatares, Cristian Panucci ka bërë në konferencën e majtur pak ditë më parë. Lidhur me këtë çështje, tekniku italian ka shpjeguar diçka më shumë për “TV Klan”, ku zbulon se kujt i referoheshin këto fjalë të thëna nga vetë ai.

“Kush punon kundër duke thënë gënjeshtra e di… unë dhe presidenti e dimë”, u shpreh Panuçi lidhur me këtë gjë.

Lidhur me këtë çështje është pyetur edhe kreu i FSHF-së Armand Duka i cili ka zbardhur diçka më shumë por pa dhënë detaje specifike.

“Në fakt ka grupime, por nuk është se janë të organizuar. Sakrifikojnë veten për t’u treguar të rëndësishëm”, ka thënë fillimisht ai. Sa i përket sulmit që iu bë trajneri iu bë trajnerit pas sfidës me Skocinë, Duka është shprehur: “Sulm i orkestruar, i dirigjuar kundër një njeriu të vetëm”, ka deklaruar kreu i FSHF-së.

 

Related posts

U ZYRTARIZUA TEK STOLI I TOTTENHAM/ Conte bën një premtim, lojtarët të “rrëmbyer” nga diskutimi i italianit

Delo.autor

CR7 VIJON TË JETË NË KULMIN E FORMËS FIZIKE/ Tevez zbulon si e nxori bllof: Ndonëse gjysmë përgjumësh…

Delo.autor

INSIGNE FLIRTON ME MILAN-IN/ Eksperti i merkatos tregon prapaskenat: “Kuqezinjtë” i kanë vënë sytë lojtarit pasi është…

Delo.autor

Leave a Comment