Formula 1 Sport

SHPËRTHEN RAIKKONEN/ Ja përse fansat po largohen nga Formula 1

Kimi Raikkonen nuk përdor diplomaci kur është puna për të thënë të vërtetën dhe flet hapur se përse sporti i Formula 1 nuk është më i ndjekur dhe i bukur si dikur. Piloti finlandez i Ferrarit, një prej veteranëve të këtij sporti që ende piloton në pistat e Formula 1, tha: “Të jem i ndershëm, mendoj se në media sot thuhen e shkruhen shumë idiotësira, histori e gossip, apo gjëra pa kuptim, pa të cilat Formula 1 do të ishte një sport edhe më i bukur”.

Më tej, Raikkonen, që vitin tjetër do të pilotojë makinën Sauber Alfa-Romeo, shton: “Njerëzit sot pyesin se përse kjo Formula 1 sot nuk është argëtuese dhe se përse interesimi ka rënë kaq shumë. E vërteta është se sot shumë absurditete po përpiqen të fshihen, ndaj dhe ky sport po vuan. Nëse do të përdornim më pak budallalëqe dhe më shumë gjëra aktuale, të vërteta, sporti ynë do të ishte shumë herë më i mirë”.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester United-Arsenal. Rezultati 1-1

Delo.autor

PRITET SHORITI I EURO 2020/ Rrezikojnë grupe ferri dhe përballje të mëdha

Delo.autor

PO KALON NJË FORMË TË SHKËLQYER TEK BAYERN/ Lewandowski ëndërron të luajë tek gjigandët spanjoll…

Delo.autor

Leave a Comment