Futboll Shqipëri Sport

SHQIPËRI-IZRAEL/ Gjithçka gati: Skuadrat dhe arbitrat mbërrijnë në “Elbasan Arena”

Do të luhet në orën 20:00 në “Elbasan Arena” takimi miqësor mes Shqipërisë dhe Jordanisë, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Pas humbjes ndaj Skocisë, skuadra e Kristian Panuçit do të kërkojë të reagojë, për të qenë me moralin lartë, në sfidën zyrtare të ditës së shtunë, atë ndaj Izraelit.

elbasan arena1

Në përballjen e sotme, tekniku italian, pritet të aktivizojë disa lojtar të rinj, të cilët do të provohen të cilët shpresojnë të bindin Panuçin, për të qenë pjesë e Kombëtares edhe në ndeshjet zyrtare.

shqiperia-1

Shqipëria nuk ka asnjë përballje direkte me Jordaninë, e cila renditet në vendin e 110-të në FIFA. Kjo kombëtare nuk ka marrë pjesë asnjëherë në finalet e Kupës së Botës, mirëpo rekordi i saj është pjesëmarrja tri herë në Kupën e Azisë, në të cilën dy herë ka arritur në çerekfinale, 2004 dhe 2011. Gjithashtu, referuar rekordeve, Jordania ka triumfuar dy herë në turnetë Pan Arabike të shumësportëshit në botën arabe.

121503

Kjo përfaqësuese drejtohet nga ish-mbrojtësi i Belgjikës, Vital Borkelmans, i cili ka nisur karrierën si trajner me Dender në sezonet 2010-’12 dhe në periudhën 2012-2016 ka qenë asistent i trajnerit të Belgjikës. Amer Shafi, portieri kapiten i përfaqësueses, është rekordmeni me 134 ndeshje. Fitorja më e thellë në histori është me Nepalin, 9-0 në vitin 2011 dhe humbja më e thellë janë disfatat 6-0 ndaj Kinës në 1984-ën dhe ndaj Japonisë në 2012-ën.

ATMOSFERA PARA NDESHJES (LIVE NGA ELBASANI GAZETARI: VLADIMIR MEMA):

18:30 Në stadium ka mbërritur edhe skuadra e Jordanisë.

18:25 Kanë zbarkuar në “Elbasan Arena” edhe gjyqtarët nga Kosova, që janë caktuar për të vendosur drejtësi.

18:20 Të parët që mbërijnë në stadium janë lojtarët e Kombëtares shqiptare.

18:15 Interes i ulët në biletarinë pranë stadiumit, 1 orë e 45 minuta para fillimit të ndeshjes. Në minutat në vazhdim pritet që ky sportel të mbi popullohet.

43639643_331021910993361_5393548724053999616_n

18:00 Policia e shtetit mblidhet para stadiumit ku drejtuesit ndajnë detyrat.

Related posts

MILAN KRYEN SEANCËN STËRVITORE/ Ja kur do të zbresë në fushë Theo Hernandez

Delo.autor

Bayern Munich pushon yjet, futbollisti shqiptar luan nga minuta e parë ndaj Eintracht Frankfurtit

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Klubi i njohur turk nuk i ndahet Laçit, i bën ofertë yllit të kurbinasve

Delo.autor

Leave a Comment