Futboll La Liga Sport

FITON ME “DOPIETË” ALAVES/ Valencia dhe një përmbysje që “DËRGON” “Los Blancos” në…

Alaves po paraqitet mirë në këtë sezon të La Ligas dhe pasditen e sotme ka marrë një fitore të rëndësishme kundër Valencia-s në shtëpi. Një sukses ky që ka ardhur me përmbysje për vendasit falë dy golave të shënuar nga Baston (21′) dhe Pina (45′) pasi Parejo (14′) kishte kaluar në avantazh miqtë.

Alaves ka arritur të parakalojë Real Madrid në renditje me këtë fitore dhe është ngjitur në vendin e katërt, i fundit që garanton pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Champions League. Gjithsesi, “Los Blancos” do të kenë mundësinë të kundërpërgjigjen nesër në takimin që do të luajnë në shtëpi kundër Real Sociedad (18:30).

Valencia, ndërkohë, mbetet në vendin e 11-të të renditjes me 22 pikë.

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Dinamo mposht Skënderbeun falë golit të shënuar nga Çinedu

Delo.autor

E HABITSHME/ Mesfushori gjerman me këpucë të njëjta në Botëror “Rusi 2018” që nga viti 2014 (FOTO)

Sadik.Autor

(VIDEO) Zhbllokohet sfida Atalanta-Napoli, Mertens realizon gol spektakolar

Q.Autor

Leave a Comment