Futboll Kategoria e pare Sport

SKANDALI NË LUSHNJE/ Delegati i FSHF-së nxori jashtë stadiumit gazetaren e RTSH-së

Ndeshja e djeshme e Kategorisë së Parë mes Lushnjës dhe Bylisit ka qenë shembulli më i mirë i papërgjegjshmërisë me të cilën administron ndeshjet institucioni i futbollit. Pasi i shpëtoi nga dora kontrolli i plotë i ndeshjes, delegati i FSHF, Bujar Pregja, ka arritur deri aty sa ka larguar nga stadiumi gazetaren e RTSH, Sabina Mete, duke mos e lejuar që të kryente detyrën e saj, edhe pse televizioni kombëtar është transmetuesi zyrtar i ndeshjeve të Kategorisë së Parë.

Siç tregon vetë gazetarja e RTSH-së, delegati nuk e lejoi që të merrte intervistat në momentet kur rrezikohej mosfillimi i pjesës së dytë të ndeshjes. “Në pushimin e ndeshjes, isha në pistë dhe komunikova me drejtuesit e Bylisit të cilët në ato momente po mendonin edhe të tërhiqnin skuadrën për shkak të tensionit në tribuna. Iu afrova edhe përfaqësuesve të Lushnjës, duke kërkuar edhe versionin e tyre të ngjarjeve, asgjë jashtë normalitetit të punës së zakonshme në stadiume të gazetarëve të cilët gjatë transmetimit televiziv qëndrojnë në pistë”, tregon Mete.

“Në atë moment erdhi delegati i ndeshjes, Bujar Pregja, i cili me sa duket kishte vështirësi të kontrollonte situatën dhe më largoi nga pista e stadiumit, më tha që nuk kam punë aty dhe i tha policisë të më shoqëronte jashtë. Një gjë e tillë ndodhi edhe më vonë, duke më ndaluar deri në fund të ndeshjes që të qëdnroja në pistën e stadiumit, siç ndodh zakonisht kur jemi në transmetime të drejtpërdrejta si në këtë takim.

Është sjellje e pakuptueshme ajo që ka bërë Pregja në këtë rast, ndoshta i ndikuar nga tensioni i momentit dhe se i iku situata nga duart, pasi edhe UEFA në ndeshje ndërkombëtare na lejon që të qëndrojmë në pistë gjatë transmetimit për të kryer detyrën tonë. Është e pabesueshme që një gjë e tillë ndodh për më tepër me përfaqësues të transmetuesit zyrtar të ndeshjeve”, shpjegoi Mete këtë incident të shëmtuar gjatë ndeshjes së djeshme e cila u mbyll me tensione në tribuna e në fushën e lojës.

Related posts

E kërkon Real Madrid, ja kur vendos Wenger

Sadik.Autor

Kaçe do vazhdojë karrierën me klubin e madh grek

Sadik.Autor

Një pjesë e titullarëve pa kontratë, gati largimi nga Vllaznia

Sadik.Autor

Leave a Comment