Futboll Premier League Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Manchester United ringjallet kundër Tottenham, CR7 rishkruan historinë

Manchester United është kthyer te fitorja në Premier League pas humbjes poshtëruese 5-0 të pësuar kundër Liverpool-it.

Djajtë e Kuq kanë mundur 3-0 Tottenham në transfertë në javën e 10-të të kampionatit anglez.

Një fitore e rëndësishme për Ole Gunnar Solskjaer, i cili ka qenë afër shkarkimit pas disfatës kundër ekipit të Klopp.

Heroi i Djajve të Kuq ka qenë Cristiano Ronaldo.

Portugezi ka zhbllokuar ndeshjen me një goditje të mrekullueshme fluturimthi në minutën e 39-të dhe ka dhënë një asist të mrekullueshëm për golin e dytë të shënuar nga Cavani.

Në moshën 36 vjeç e 267 ditë, Ronaldo është bërë lojtari më i vjetër që shënon dhe jep një asist në Premier League, pas Didier Drogba në dhjetorin e 2014-ës, i cili ka qenë gjithashtu 36 vjeç e 267 ditë dhe e ka realizuar një gjë të tillë gjithashtu kundër Spurs.

Rashford ka fiksuar shifrat në 3-0 me golin e shënuar në minutën e 87-të.

Related posts

SUPERIORE/ Luftëtari dhe Teuta kalojnë në avantazh, shikoni rezultatet dhe golat (VIDEO)

Delo.autor

MILAN NË KRIZË TË THELLË/ Hijet e Tabarez dhe Terim mbi të ardhmen e Giampaolos

Delo.autor

Tension e përplasje në miqësore, mbrojtësi TALL KEQ kundërshtarin se është…(VIDEO

Isa.Autor

Leave a Comment