Futboll Sport

“JAM I TËRBUAR”/ Kuman: S’jam te Barça për të bërë teatër, me Juven luajmë vetëm për të fituar

Ronald Kuman e ka humbur durimin dhe ka shpërthyer në kritika ndaj skuadrës së tij. Trajneri i Barcelonës thotë se nuk ndodhet aty për teatër dhe se është shumë i acaruar për ndeshjen e humbur me Kadizin. Ai megjithatë kërkon fitore ndaj Juventusit në Champions.

OBJEKTIVI – “Objektivi është të fitojmë dhe të luajmë mirë. Në Champions duam të jemi të parët e grupit. Kemi fituar 0-2 në fushën e Juventusit dhe kemi shanse që ta mbajmë vendin e parë”.

DEMBELE – “Është mëkat që humbasim një tjetër lojtar prej dëmtimit. Ai ndjeu diçka në pjesën e parë, por shpresoj të mos jetë diçka e rëndë. Ai ishte përmirësuar shumë fizikisht dhe më vjen keq. Unë ankohem për oraret sepse nëse luan në Champions të martën, nuk mundesh që të luash në orën 21:00. Kjo do të thotë që shkon në shtëpi në të gdhirë dhe nuk ke kohë për regjim. Kemi luajtur 5 ndeshje në transfertë dhe të pesta në orën nëntë. Kjo nuk na ndihmon”.

PËRGJEGJËSI – “Sigurisht që përgjegjësia është e trajnerit për gjithçka ndodh në skuadër. Ai merr vendimet dhe zgjedh formacionin më të mirë. Por tani duhet të mendojmë më shumë për shëndetin e lojtarëve”.

SITUATA – “Sigurisht që nuk jemi të kënaqur. Duhet gjithmonë të analizojmë një humbje. Nuk është njëlloj të humbasësh si të shtunën apo të humbasësh kundër Atletikos. Për mënyrën se si na shënuan dhe si na krijuan rrezik. Unë nuk bëj teatër këtu. Nëse humbas ndeshjet, tërbohem dhe acarohem. Kështu u thashë futbollistëve në takimin e djeshëm. Të luash te Barcelona nuk mund të pësosh gola të tillë”.

MESI – “Ajo që dua unë është të kem komunikim të vazhdueshëm me Leon mbi gjërat e ndeshjes, mbi ato që ndodhin në skuadër. Ashtu siç kam me të gjithë, por edhe për faktin që ai është kapiten i skuadrës. Nuk duhet të shpenzojmë energji me gjërat e tjera.

Leo është shumë i rëndësishëm për sulmin dhe për skuadrën tonë. Jam dakord që ankohet për faktin se ai shpallet gjithmonë fajtori. Në humbje ka faj e gjithë skuadra, ku në aspektin mbrojtës duhet të jemi më agresivë. Në disa ndeshje nuk kemi pasur shumë efektivitet”.

PJANIÇ – “Pozicioni dhe funksioni i tij nuk mund të krahasohet me atë të Juventusit. Ne luajmë shumë ndryshe. Ai nuk ka luajtur aq sa duhet, por edhe për faktin që erdhi më vonë. Nuk kam asnjë dyshim për Pjaniçin, por vendimet i marr për të mirën e skuadrës”.

RONALDO – “Nuk është një stimul më shumë për ne, sepse e dimë që ndeshja është shumë e rëndësishme. Janë dy ekipe të mëdha dhe do të luftojnë për vendin e parë. Ronaldo është një nga më të mirët në botë. Duhet të mbrohemi mirë dhe të zotërojmë topin”.

De Ligt – “Është një nga më të mirët në botë. Mëkat që luan te Juventusi, por kjo është diçka që ka ndodhur përpara se unë të isha trajner këtu.

Related posts

PAS GRUMBULLIMIT TË ARGJENTINËS/ Maradona kritikon trajnerin: Një mungesë respekti për futbollin…

Delo.autor

PËRGATITJET PËR EUROPA LEAGUE/ Kukësi dhe Laçi zhvilluan ndeshjen miqësore, ja rezultati

Delo.autor

DUAN TITULLIN/ MILANI në ndjekje të SUPER mesfushorit argjentinas, kushton…

Isa.Autor

Leave a Comment