Futboll Seria A Sport

SPANJOLLI MAGJIK/ Suso: Ata që më njohin e dinë se çfarë mund të bëj, GATTUSO është…

Pas një fillimi të vështirë, Jesús Joaquín Fernández Sáez de la Torre, i cili njihet nga të gjithë me emrin Suso, ka filluar të bëjë paraqitje bindëse. Asiste, gola dhe grumbullimi me kombëtaren si një shpërblim i drejtë për formën e gjetur. Në një intervistë të dhënë për “Marca”, sulmuesi i Milanit dhe Spanjës, ka folur për momentin e tij dhe të dy trajnerëve, të cilët nuk bëjnë dot pa të në këtë moment.

KOMBËTARJA – Në lidhje me paraqitjen e mirë të bërë në ndeshjen e fundit të Spanjës: “Ata që më njohin e dinë se çfarë mund dhe nuk mund të bëj, cilat janë pikat e mia të forta dhe defektet e mia. Mendoj se në Kardif është parë ajo që mund t’i jap kombëtares. Është një ëndërr për mua të jem këtu, Spanja është një nga përfaqësueset më të mira në botë, e konsideroj një vlerësim të jashtëzakonshëm. Nuk ka shumë ndryshim mes Luis Enrique dhe Gattusos, kanë ide të ngjashme. Edhe Milan do të ketë zotërimin e topit, për të sulmuar më pas nga krahët”.

RRITJA – “Kudo mun të mësosh. Di si lyhet futboll, çdo hap i karrierës sime më ka mësuar diçka. Jam spanjoll në mënyrë si e shikoj futbollin, në gjërat që bëj. Kam ADN-në e kësaj kombëtareje. Jam rritur, përmirësuar dhe nuk e kam humbur kurrë rrugën”.

MILAN-i – “Futbolli italian? Është shumë taktik, shumë i ngarkuar për një lojtar sulmues. Gattuso është ashtu siç ishte kur luante: pasion i pastër dhe intensitet. Por është ndryshe jashtë fushës, mund t’i flasësh për gjithçka. Si njeri është numri një”, ka thënë Suso.

Related posts

“DINAMO, BUKURIA E FUTBOLLIT”/ Thumbimi i Daiut: Partizani, me rikthimin e djemve “të kuq” është në…

Delo.autor

I RRËMBEU PROTAGONIZMIN CR7-ËS TE JUVE/ Can:Nuk ishte mjaftueshëm

Delo.autor

PËRBALLJA NDAJ KOMBËTARES/ Trajneri Southgate i befason të gjithë, lë jashtë grumbullimit yllin e Anglisë…

Delo.autor

Leave a Comment