Futboll La Liga Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Takimi Laporta-Koeman, zbardhet kërkesa e presidentit të Barcelonës

Dy ditë më parë, Joan Laporta dhe trajneri Ronald Kuman kanë pasur një takim me njëri-tjetrin për të analizuar fundin e këtij sezoni dhe për të diskutuar të ardhmen.

Mediat nuk kanë raportuar asnjë të dhënë në lidhje me çfarë do të ndodhë me trajnerin, por kanë zbuluar bisedën që është bërë mes tij dhe presidentit. Laporta ka qenë më aktivi në këtë takim dhe është treguar i drejtpërdrejtë me trajnerin holandez. Numri një i klubit dëshiron futboll më sulmues dhe ka thënë se Barcelona nuk duhet të mendojë aspak për mbrojtjen.

Ai thotë se duhet të luajnë gjithmonë si në ndeshjen e kthimit kundër PSG-së dhe jo të kenë ulje-ngritje si në ndeshjet e fundit në kampionatin spanjoll. Laporta gjithashtu ka shprehur mospëlqimin për skemën 3-5- 2, por sigurisht që këtë ia ka lënë në dorë trajnerit. Këto diskutime bëhen edhe për të kuptuar shanset për të vazhduar sërish bashkë edhe në sezonin e ardhshëm sportiv.

Related posts

RIKTHEHEN TEK FITORJA/ Skuadra e Mourinhos mposht Brighton me përmbyjse

Delo.autor

FITORJA E PARË E “KOKËKUQES” KËTË SEZON/ Charles Leclerc e pranon: Pa ndihmën Vettel e Ferrari nuk do të…

Delo.autor

“Shtëpia e re e futbollit” në Kosovë, Prishtina gati të nderojë Fadil Vokrrin

Isa.Autor

Leave a Comment