Futboll La Liga Sport

Xavi kundër Maradonës: MESSI është lider absolut, një “bishë” konkuruese

Xavi thyen heshtjen nga Katari, ku po kalon hapat e fundit të një karriere të gjatë e mbresëlënëse. Mesfushori legjendar i Barcelonës ka folur për disa çështje me programin radiofonik “Super Sport Villa Trinidad”, duke përfshirë situatën e Lionel Messit me Argjentinën, kritikat e Diego Armando Maradonës ndaj tij, Botërorin e Rusisë, Lopetegui etj.

Lidhur me kritikat ndaj Messit dhe sportistëve argjentinas, Xavi nënvizoi: “Kjo duket shumë e padrejtë. Nuk kritikohet vetëm Leo, por shpesh të gjithë lojtarët argjentinas. Nuk është e lehtë për të luajtur në kombëtaren e një vendi, që ka emergjencë për ta fituar titullin. Argjentina ka një histori që peshon, mbart brenda saj epokën e Maradonës. Diego peshon shumë si figurë, sepse ishte shumë popullor në Argjentinë.

Para se të flasim për aspektin e besimit, i cili është shumë i rëndësishëm, tani lojtarët argjentinas nuk shkojnë me gëzim në kombëtare. Kjo është një situatë shumë e vështirë. Prandaj nuk po bën mirë Argjentina, pavarësisht nga fakti nëse luan Messi apo ndonjë lojtar tjetër. Ata duhet të jenë të fortë mendërisht, duke u përpjekur për ta gjetur suksesin. Le të bëjnë si ne në vitin 2008, në Kampionatin Europian me Spanjën, dhe të përpiqen ta shkundin pluhurin e viteve, sepse historia e futbollit argjentinas peshon shumë”.

Duke iu referuar të ardhmes së “10” tek Argjentina, mesfushori i shquar spanjoll shtoi: “Sigurisht që ne do të vazhdojmë të habitemi nga Messi, sepse gjithmonë kemi gjëra të reja prej tij, sepse dominon në të gjitha aspektet e lojës, është në gjendje ta bëjë një gol i vetëm, të kalojë në mes të linjave, të driblojë tre, ose katër kundërshtarë.

Ai është një lojtar stratosferik dhe këtë e shohim nga loja në lojë. Leo ka shërbyer 14 vite në një klub. Ai është ende 31 vjeç, por derisa të mbushë 34, apo 35 vjeç, do të ndihet shumë mirë. Akoma ka për të luajtur në futbollin e elitës, kështu që do të kemi shansin për ta parë, duke dhuruar spektakël në fushat e lojës.

A do të kthehet në kombëtare? Unë mendoj se po. Pse të mos kthehet. Ai ka nevojë për disa kohë reflektim, për të pushuar, dhe në fund është vendimi i tij dhe i trajnerit për të vazhduar. Ai është lojtari më i mirë në botë. Messi e ka fjalën e fundit, por unë mendoj se, herët a vonë, do të kthehet tek Argjentina, sepse është një person shumë konkurrues, një “bishë” konkurruese. Ai do të përpiqet të fitojë me Argjentinën, prandaj do të kthehet.

Kritika e Maradonës ndaj Messit? Për mua, Leo është një udhëheqës i pabesueshëm, si jashtë dhe brenda fushës. Ndoshta qëndron i qetë në dhomat e zhveshjes, edhe i heshtur disi, por është një lider absolut. Gjithmonë dëshiron topin, e ofron atë për shokët rregullisht, ka personalitet, kurrë nuk është fshehur. Unë e kam pasur atë në ekipin e parë të Barcelonës, ka qenë gjithmonë në ballë, i ka dhënë frymëzim grupit.

Personalisht, mendoj se kemi të bëjmë një lojtar, që ka kapacitet prej lidershipi absolut, “shtazarak” në këtë kuptim. Pra, nuk jam dakord me Maradonën,. Unë e urrej faktin se disa ish-futbollistë janë kaq kritikë. Nuk po ndalem në rastin e Maradonës, por flas në përgjithësi. Ish-futbollistët komentues nuk mund të jenë shumë kritikë ndaj kolegëve të tyre, sepse ata kanë qenë atje, i dinë vështirësitë”.

Xavi Hernades flet edhe për ndjesinë e të qënit kampion bote: “Të jesh kampion i botës është si të jesh në Disney, është një ndjenjë e mrekullueshme. Njerëzit ende të kujtojnë ty dhe do të të mbajnë mend gjithë jetën. Kur fiton Botërorin, ke bërë histori”.

Related posts

EFEKTI RONALDO/ ALLEGRI këtë sezon do sjellim CHAMPIONSIN në TORINO

Isa.Autor

David Luiz te Napoli nëse rikthehet trajneri Benitez

Sadik.Autor

Vidal zbulon të ardhmen: Dua të fitoj gjithçka me këtë klub

Q.Autor

Leave a Comment