Futboll Seria A Sport

Lukaku tremb Man United: Më pëlqen të luaj në Serinë A, ja skuadra e preferuar

Sulmuesi belg Romelu Lukaku ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit. Nga kombëtarja, ku dhe ndodhet i grumbulluar për turneun e Nations League (Liga e Kombeve), sulmuesi i Manchester United ka deklaruar se nuk do të refuzonte në të ardhmen një transferim në Serinë A. Madje sulmuesi 25-vjeçar ka shtuar se skuadra ku do t’i pëlqente të luante është Juventusi.

“Një e ardhme në Serinë A? Sigurisht që po, nuk hedh poshtë asnjë mundësi. Më pëlqen shumë skuadra e Juves, një ekip i jashtëzakonshëm, mes 4-5 klubeve më të mëdha në botë. Kanë një projekt të madh, një trajner dhe lojtarë të shkëlqyer. Kanë një sulm të jashtëzakonshëm me Ronaldo, Dybala e Mandzukic dhe të luaja me ta do të ishte një privilegj”, tha Lukaku.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ VILLARREAL/ Simeone: Është një rival i vështirë, ne do të…

Delo.autor

NIS KËRKIMET NË BUNDESLIGA/ Shiti De Jongun tek Barcelona, Ajaksi e zëvendëson me një shqiptar

Delo.autor

E kërkon Barcelona, Milani mund të humbasë Bonuccin në verë

Sadik.Autor

Leave a Comment