Futboll La Liga Sport

ZYRTARIZIMI ÇËSHTJE KOHE/ Conte ka gati LISTËN E BLERJEVE për janarin

Florentino Perez vazhdon me planin e tij. Julen Lopetegui-t po i mbaron koha. Një humbje në “El Clasico-n” e kësaj së diele do ishte vendimtare në largimin e teknikut bask. Por edhe nëse fiton, ka shumë mundësi që ish-trajneri i Spanjës të mos qëndrojë edhe gjatë në stolin e Real Madrid.

Presidenti i Real Madrid ka shumë kohë që është duke punuar për të gjetur zëvendësuesin e tij. Një nga emrat që po përflitet më shumë kohët e fundit është ai i Antonio Conte.

Italiani ditë pas dite duket si alternativa më e mundshme. Duke qenë se është pa ekip, ardhja e tij mund të jetë e menjëhershme. Për më tepër ish-trajneri i Chelsea-t do të sjellë atë që kërkohet nga klubi, dorë të hekurt.

Conte tashmë pritet të shkojë në Madrid dhe ka gati listën e emrave të lojtarëve që do në merkaton e janarit. Italiani, sipas “Don Balon” do të largojë Marcelo, Benzema dhe Keylor Navas, pasi nuk ka besim tek ata.

Në vend të ai ka kërkuar përforcime të një niveli të lartë. Emra si ato të Mauro Icardi ose David Alaba, tashmë kanë nisur kontaktet e para me klubin madrilen.

Related posts

(VIDEO) Milani e mbyll 2017-ën me barazim ndaj Fiorentinas, ende larg objektivit Champions

Q.Autor

E RRALLË/ Ka HUMBUR sulmuesi që i shënoi 6 gola Luftëtarit…

Isa.Autor

Portugezët janë të bindur: Ronaldo do të luajë edhe në “Katar 2022”

Sadik.Autor

Leave a Comment