Futboll Shqipëri Sport

LIVE/ Flamurtari-Luftëtari: Prekje e topit me dorë, vendasve iu mohohet një penallti (VIDEO)

Po luhet në Vlorës, sfida mes Flamurtarit dhe Luftëtarit. Ky takim do të përmbyllë edhe javën e 12-të të Kategorisë Superiore.Të dy skuadrat luajnë hapur dhe pritet një ndeshje interesante në stadiumin “Flamurtari”. Vlonjatët vijnë në këtë takim pas triumfit në transfertë ndaj Kukësit, ndërkohë që gjirokastritët u mposhtën nga Laçi në shtëpi.

Nuk mungojnë as surprizat në formacionet zyrtare. Danilo Alvesh nuk ia ka dalë për shkak të një dëmtimi. Ndërkohë edhe gjirokastritët kanë humbur Xheksonin në minutat e fundit. Braziliani ka provuar të jetë në fushë, por nuk ia ka dalë për shkak të një dëmtimi.

LIVE| FLAMURTARI-LUFTËTARI 0-0

KOMENTI LIVE: 

16′ Sërish Luftëtari rrezikshëm me Shkurtajn që lëshon, një predhë nga distanca, por reagon mjaft bukur portieri Koliçi, që grushton topin në këndore.

12’ Kundërsulm i shpejtë i Luftëtarit, topi mbërrin te Shkurtaj i cili shfaqet i vetëm para portës, por gjuajtja shkon mbi traversë.

9′ Goditje dënimi për Flamurtarin, Musta gjen Bathën në zonë, ky i fundit gjuan por pret portieri Ruçi. Topi ngelet në zonë, provon edhe Mustafa të gjuajë drejt portës, topi ndalet me dorë nga mbrojtësi. Për gjyqtarin nuk ka penallti.


2′ Gabim i Kotobellit, i jep mundësinë, Milosavljevit të provojë, por gjuajtja e tij ishte e lehtë dhe shkon në duart e Koliçit.

1′ Ka nisur takimi në Vlorë, vlonjatët menjëherë në sulm.

Related posts

“MUND TA FITOJË PRAPË CHAMPIONSIN”/ Ronaldo beson te suksesi maksimal me Juventus

Delo.autor

GAFA E VITIT/ Diego Costa i fal një gol të sigurt Juventusit (VIDEO)

Delo.autor

SHQIPTARI vlerësohet nga FIFA si lojtari më i mirë i ndeshjes Zvicër-Kosta Rika (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment