Futboll La Liga Sport

ALARMANTE/ BOCA-RIVER PLATE: Një lojtar dërgohet në spital, merret vendimi përfundimtar

Në orën 21:00, me orën shqiptare, ishte vendosur që të luhej finalja e dytë e Copa Libertadores, mes River Plate dhe Boca Juniors. Por, ka ndodhur ajo që pritej, ka pasur incidente përpara, nisjes së kësaj superndeshjeje. Tifozët vendas kanë dalë përpara autobuzit të miqve dhe kanë bërë trazira.

Nga mediat vendase, raportohet se Pablo Perez i Boca-s, është transportuar në spital, pas disa të çarave pranë syrit, të shkaktuara nga xhami i thyer i autobuzit. Carlo Tevez, ka vjellë nga tymueset, ndersa shoferi i autobuzit të Bocas, i kanë rënë të fikët.

Në stadiumin “Monumental” gjenden 2 mijë policë, për të shmangur përplasjet, edhe pse ka vetëm tifozë të Riverit. Tashmë ëshët konfirmuar që ndeshja, do të nisë pas 30 minutash, pra në orën 22:00, me orën shqiptare.

Related posts

SEZON I RI RISI TË REJA/ Zbulohen fanellat e Barcelonës për vitin e ardhshëm (FOTO)

Isa.Autor

Tifozët e irrituar ndaj Alvaro Moratës, e duan jashtë loje në ndeshjen kundër Norwich

Q.Autor

CRYSTAL PALACE-CHELSEA/ Zaha mposht portierin kundërshtar nga distanca dhe rihap ndeshjen (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment