Futboll La Liga Sport

ATMOSFERË LUFTE/ “Superclascio” në kaos, Boca: Ne nuk luajmë sepse ka…(VIDEO)

Tension i lartë në “Monumental”, ku autobusi i Boca Juniors është sulmuar me gurë nga tifozët e River Plate. Sipas shtypit vendas, shoferi ka mbetur i plagosur. Stafi mjekësor i pranishëm në stadium i ka dhënë ndihmën e parë verdhebluve.

Ka patur probleme edhe brenda stadiumit, ku një grup tifozësh të River pa biletë është përleshur me policinë. Ndërkohë, lojtarë të ndryshëm të Boca-s, mes të cilëve Tevez dhe Izqueridos, janë ankuar për efektet e gazit lotsjellës që është hedhur drejt autobusit të Boca-s në momentin që ka mbërritur në “Monumental”.

Presidenti i Boca-s, Daniel Angelici, gjithmonë sipas shtypit vendas, është takuar me drejtuesit e CONMEBOL (Confederación sudamericana de Fútbol) për të kërkuar anulimin e ndeshjes. Këta të fundit kanë vendosur ta shtyjnë fillimin e saj në orën 23:15.

Gjithsesi, Boca ka këmbëngulur dhe nuk ka ndërmend ta luajë finalen e kthimit të Kupës Libertadores në “Monumental”, ku është i pranishëm edhe presidenti i FIFA-s, Infnatino. “Pozicioni ynë është shumë i qartë: nuk duam të luajmë”, ka thënë zëvendëspresidenti i verdhebluve, Dario Richarte. Edhe trajneri i River, Gallardo, është dakord që ndeshja të anulohet.

Related posts

“ISHTE NJË MOMENT I VËSHTIRË”/ Gruaja e ish-lojtarit sulmon Mourinhon: Ai më ka bërë të vuaj…

Delo.autor

“TUFË IDIOTËSH”/ NEYMAR reagon ASHPËR ndaj spekulimeve për akuzat se është…

Isa.Autor

Suarezi kualifikon matematikisht Uruguain dhe i bën “nder” Rusisë në Grupin A (RENDITJA)

Isa.Autor

Leave a Comment