Futboll Seria A Sport

ALARMOHET JUVENTUS/ Ekipi ka shtatë lojtarë në dyshim

Vetëm 48 orë përpara ndeshjes me Mançester Junajtid, Masimiliano Alegri vë duart në kokë teksa sheh infermierinë e tejmbushur. Të mërkurën në mbrëmje, me një fitore, Juventusi do të mund të siguronte matematikisht kualifikimin dhe vendin e parë në grupin e Ligës së Kampioneve, por dueli me “Djajtë e kuq” vështirësohet nga dëmtimet që vazhdojnë të shtohen te bardhezinjtë.

Pas ndeshjes me Kaljarin, të dëmtuarve të hershëm u janë shtuar edhe mesfushorët Duglas Kosta dhe Blez Matuidi, dy “piketa” shumë të rëndësishme për formacionin kampion Italie, të cilët do të vlerësohen së bashku me pesë lojtarë të tjerë, që janë të parkuar në “garazhin” e stafit mjekësor prej disa ditësh dhe me listën që shkon në 7 lojtarë në rrezik për duelin e “Allianz Stadiumit”.

jcagliari_es_squadra

Infermieria plot – Kosta, i rikthyer titullar pas më shumë se një muaji, braktisi ndeshjen ndaj Kaljarit pas 45 minutave të para, si rrjedhojë e një ngurtësimi muskulor, ndërsa Matuidi vuan një hematomë në ije, e cila shqetëson jo pak. Dhe ndoshta, pikërisht francezi është ai që i hap më shumë probleme trajnerit Alegri, duke parë se në mesfushë forcat i ka me “pikatore”.

Kosta

Kjo për faktin se Khedira është ende jashtë forme, edhe pse po stërvitet me skuadrën, ndërsa Xhan është operuar nga një tumor në tiroide dhe do të kthehet vetëm në mesin e dhjetorit në dispozicion. Kjo bën që, nëse një mes Matuidit dhe Khedirës nuk operohet, atëherë Juventusi do të ketë në dispozicion për Mançesterin vetëm Pjaniç e Bentankur.

Përsa i përket pjesës tjetër, Kielini dhe Bernardeski edhe dje janë stërvitur veçmas, pas tërheqjeve muskulore që kanë pësuar, ndërsa Manxukiç ka ende dhimbje në kavilje. Fatkeqësisht, të gjitha këto dëmtime nuk kanë një datë të caktuar se kur do të mund të rikuperohen.

Related posts

NBA/ Masat kundër koronavirusit, ja kur do të lejohen sërish tifozët në stadiume…

Delo.autor

Kur Salah dhuron spektakël në stërvitje

Sadik.Autor

ISH-PRESIDENTI I “KUQEZINJVE”/ Befason Berlusconi: Milani nuk më mungon…

Delo.autor

Leave a Comment