Boks Sport

ZBULOHET MARRVESHJA/ Ja oferta që Joshua i ka bërë Wilder për duelin e madh

Sfida e madhe e peshës së rëndë në boks mes dy kampionëve aktualë Anthony Joshua dhe Deontay Wilder pritet të zhvillohet në vitin 2019. Madje jo një herë, por dy. Mësohet se është kjo oferta që Eddie Hearn, menaxher i britanikut Joshua i ka bërë amerikanit Wilder, në mënyrë që dy boksierët të kryqëzojnë dorezat pas muajsh e muajsh bisedimesh.

Marrëveshja parimisht është diskutuar e arritur, që dueli i parë të zhvillohet në Angli, në prill të 2019-ës dhe i dyti në Amerikë, në shtator të vitit të ardhshëm. Por gjithçka pritet të zyrtarizohet pas duelit të 1 dhjetorit që Wilder ka ndaj një tjetër boksieri britanik, Tyson Fury, ku do të mbrojë titullin e kategorisë WBC, në “Staples Center” të Los Anxhelosit.

“Nëse Fury e fiton atë duel dhe më pas boksierët zhvillojnë revanshin, atëherë ne do të lëvizim në drejtim tjetër. Nëse Wilder fiton ndaj Fury, një ditë më pas do të jemi në zyrën e tij dhe të diskutojmë realisht për ofertën tonë. Gjithnjë nëse ata duan dhe pranojnë. Në presim që ata të mbajnë fjalën, që më 2 dhjetor, një ditë pas duelit ndaj Fury, nëse fitojnë, të ulemi në bisedime”, tha Hearn.

“Ne kemi bërë më të mirën tonë që kjo përballje të ndodhë, duke shkuar direkt te sfida, por gjithnjë na është thënë “pritni, pritni, pritni”. Dy sfida nuk janë pak, janë milionë dollarë në lojë, ndaj le ti’ organizojmë”, tha Eddie Hearn. Menaxheri i njohur tha se ai dhe Joshua nuk do të jenë në Los Anxhelos më 1 dhjetor për të parë sfidën “live”.

Related posts

PO BËN XHIRON E BOTËS/ Messi kapet nga kamerat në një moment intim (VIDEO)

Delo.autor

Tifozi rus me precedent penal: Na kanë paralajmëruar për dhunë në Kupën e Botës

Sadik.Autor

U largua nga PSG/ Zbuloni kërkesat për mesfushori francez që dështoi në Paris

Sadik.Autor

Leave a Comment