Moto GP Të tjera

E ÇUDITSHME/ Piloti i Moto GP i ikën policisë në autostradë me shpejtësi: Po shkoja te gjyshi i sëmurë

Momenti i keq për pilotin italian të garave të motoçiklizmit Romano Fenati vijon ende. Kur mendonte se po rikthente disi buzëqeshjen, duke siguruar një kontratë në Moto3 sezonin tjetër, vjen një incident i papritur, këtë herë jashtë pistave. Sipas mediave italiane, piloti 22-vjeçar po ecte me motor përtej limiteve të lejuara dhe, më pas, nuk i ka ndaluar patrullës së policisë.

Ai ka vijuar të ecte me shpejtësi në autostradë edhe për disa kilometra, ndërkohë që policia e ndiqte nga pas dhe më pas ka vendosur të hapë krahun. Aty ka nisur një debat me forcat e policisë rrugore, që e kanë ndaluar për thyerje të kodit rrugor dhe rezistencë të forcave të rendit, duke e denoncuar pilotin.

Sipas pilotit, ai po ecte me shpejtësi, pasi po shkonte me urgjencë në spital te gjyshi, që sapo ishte operuar nga zemra. Pavarësisht kësaj, kjo sjellje nuk e justifikon veprimin e pilotit, që iu është shmangur forcave të rendit dhe tani pritet të dalë para gjykatës për sqarime.

Related posts

MCGREGOR POSTIM RACIST PËR KHABIB/ E fshin menjëherë pas reagimit të fansave

F.autor

COVID-19/ Menaxheri i njohur i boksit pozitiv me koronavirus, frikë edhe për kampionin e botës

Delo.autor

Nadal avancon në raundin e tretë, “OK” edhe Tsonga e Cilic

Q.Autor

Leave a Comment