Futboll Premier League Sport

DASHURIA PËR FUTBOLLIN/ Çmenduri ruse, 6 ultras ndërmarrin udhëtimin epik 

Një tifoz është i gatshëm të bëjë çmenduria për ekipin e tij të zemrës. Flasim për ata të vërtetët, të cilët nuk pyesin fare dhe japin gjithçka për ngjyrat që i bëjnë krenarë. Emocionin dhe adrenalinën më të madhe ta dhurojnë transfertat, por disa tifozë rusë e kanë “ekzagjeruar”.

Siç citon “Russian Football News”, 6 tifozë të Luch Vladivostok kanë ndërmarrë një udhëtim të paharrueshëm dhe rraskapitës. Ekipi i tyre garon në divizionin e dytë të futbollit rus dhe luante në transfertë përballë Baltika Kaliningrad. Distanca? 7000 km! Po, 7 mijë km! Për ta thjeshtësuar më shumë, njësoj si të bësh rrugën Nju Jork-Los Anxhelos vajtje ardhje.

Rusia është një vend i madh, ndërsa qyteti i Vladivistokut shtrihet në lindje të vendit. Ai ndodhet më afër Kinës, Koresë dhe ishullit japonez të Hokaidos sesa afër kryeqytetit të Moskës.

6 tifozët heroikë kanë ndërmarrë udhëtimin epik me datë 14 nëntor, duke përshkruar pothuajse gjithë vendin (ose ‘kontinentin’) për të mbështetur djemtë e ekipit të tyre në Kaliningrad. Tifozëve u është dashur të udhëtojnë 13 orë me avion për të mbërritur në provincën baltike.

Një moment i jashtëzakonshëm tifozllëku, që mund të hyjë në historinë e lojës më të bukur në botë. Udhëtimi i tyre nuk ka shkuar dëm, pasi Luch arriti të fitonte 0-2 në transfertë, duke lumturuar 6 heronjtë e tyre të çmendur…

Related posts

MIQËSORJA NË FUNDJAVË/ Kërcet shpulla në fushën e lojës

Delo.autor

RENDITJA/ Kategoria e Parë: Vllaznia kryeson e vetme, surprizë Egnatia. Ja klasifikimi (FOTO)

Isa.Autor

“DUA TË NDJEK RRUGËN TIME”/ Ansu Fati: Mos më konsideroni “Messi i ri”, Barcelona është ekipi i ëndrrave

Delo.autor

Leave a Comment