Basketball Sport

Golden State në pritje të Curry, trajneri: Rikthehet në fazën gjysmëfinale

Trajneri i Golden State Warriors, Steve Kerr, ka bërë me dije se rikthimi në fushë i kapitenit dhe yllit të skuadrës Stephen Curry nuk parashikohet të ndodhë së afërmi. Lojtari nuk luan prej 3 javësh, që kur pësoi një dëmtim të shkallës së dytë në gjurin e majtë.

Megjithatë, Warriors i kanë nisur mirë këto çerekfinale të play off-it në NBA, duke udhëhequr 3-1 serinë ndaj San Antonio Spurs. Gjasat që Curry të luajë në fazën çerekfinale janë të pakta, por të gjithë presin që ai të jetë gati për gjysmëfinalet.

Në rast se Warriors kualifikohen në gjysmëfinale, i pret skuadra e New Orleans, e kualifikuar me kohë. “Nuk e pres që Curry të luajë në këtë fazë, por në gjysmëfinale ndoshta. Edhe sikur ta humbasim ndeshjen tjetër, nuk do të luajë, por do të jetë gati për në fazën tjetër. Ai e ndjen presionin që ushtrohet mbi të, ndaj po përgatitet me kujdes, për të qenë gati kur të rikthehet në fushë, ndaj as unë nuk do ta sforcoj që të luajë në këtë periudhë”, u shpreh trajneri Steve Kerr.

Related posts

FITORE DRAMATIKE NË “NIKO DOVANA”/ “Durrsakët” mposhtin Skënderbeun në frymën e fundit

Delo.autor

POLEMIKAT PAS SHERRIT “PLESHTI”-ABIDAL/ Cannavaro: E shoh Messin me fanellën e klubit…

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ “France Football” zbulon planin e PSG-së për të nënshkruar me “Jashtëtokësorin”

Delo.autor

Leave a Comment