Futboll Seria A Sport

KUR FJALA E GRUAS ËSHTË LIGJ/ Futbollistët që s’pranuan ofertat për shkak të bashkëshorteve

Burri është koka, qafa që e lëviz atë është gruaja…Kjo është shprehja e cila mund të përkufizojë marrëdhënien mes një burri dhe një gruaje, por gjen vend edhe sa i përket botës së futbollit.

Kthimi gjithnjë e më i mundshëm i Zlatan Ibrahimoviç në Itali mund të lidhet ngushtë edhe me dëshirën e Helena Seger, e cila është e dashuruar me qytetin e Milanos. Bashkëshortja e suedezit kujdeset me kohë të plotë për familjen dhe gjithmonë ka ndjekur dhe këshilluar Zlatanin në zgjedhjet e tij. Ndoshta pas zgjedhjes për t’u kthyer në Europë, pas një viti të mbarë në SHBA, ka dorë bashkëshortja e tij.

Por Zlatan nuk do të ishte as i pari dhe as i fundit, që “i bindet” bashkëshortes. Më poshtë do ju sjellim një listë të grave që influencojnë të futbollistët sa i përket lëvizjeve në merkato…nuk bëhet fjalë vetëm për bashkëshortet, por edhe për nënat.

Kristen

Një nga rastet më sensacionale është ai i Andriy Shevchenko. Chelsea e mori atë me një operacion që la një shije të hidhur te kuqezinjtë, aq sa Berluskoni e quajti atë një “qen të bindur” pas gruas së tij. Duket se pas “po” së dëshpëruar të Shevchenko për t’u larguar nga Milan, qëndronte vullneti i bashkëshortes së tij, Kristen.

Fiorella

Jo vetëm gratë, por edhe nënat. Dhe në këtë kuptim, tifozët e Romës nuk do të jenë kurrë në gjendje të falënderojnë mjaftueshëm znj. Fiorella, kur me një “jo” të sjellshme, por të vendosur, bllokoi largimin e Francesco Totti drejt Milanit.

Veronique

Tek Juventus, tifozët nuk kanë një kujtim të bukur nga Veronique e ëmbël, por shumë e vendosur. E lodhur nga mjegulla e Torinos, në vitin 2001, ajo ndikoi në transferimin e Zidane te Real Madrid. Shakaja e Agnelli do të mbahet mend gjatë: “Në shtëpinë e Zidane, është gruaja ajo që vesh pantallonat”.

Barbara

Në Milano, gratë kanë shumë ndikim. Galliani ka mbyllur operacionin Tevez, por duhet të sakrifikojë Paton. Por Lady Barbara nuk ka dëshirë që i dashuri i saj të largohet nga Italia për Paris Saint-Germain. Dhe kështu braziliani mbetet në Milano. Ndërsa Tevez shkon në Torino … tifozët e Juventusit e falenderojnë atë.

Victoria

Victoria ka pasur gjithmonë shumë ndikim në zgjedhjet e David Beckham. Kur lojtari largohet nga futbolli evropian, Victoria nuk kishte ndërmend të kalonte oqeanin sepse ishte shumë rehat në Madrid.

Melissa Satta

Melissa nuk ishte e kënaqur të jetonte në Ruhr, Gjermani, pavarësisht kontratës së pasur të Boateng. Melissa e shtyn të largohet dhe pati sukses. Destinacioni? Las Palmas- ngrohtë dhe me diell. Dhe pastaj kthimi i shumëpritur në Itali.

Elizabeth

Vieri pas një viti të Interit, siç është shkruar në autobiografinë e tij, kishte mundësinë të kthehej te Lazio. Kur thirrja erdhi, ai filloi të mendonte për këtë ofertë, por së bashku me Elisabetta Canalis; tashmë të fejuar.Ajo shprehu shqetësimin e saj për rikthimin në Romë, duke theksuar se ka punën në Milano dhe Bobo nuk e mendoi dy herë: qëndroi te Inter.

Wanda
Bashkëshorte dhe agjente. Wanda ka një ndikim të dyfishtë te Maurito Icardi. Pas çdo vendimi të yllit të Inter, jo vetëm për karrierën, qëndron bukuroshja Wanda.

Related posts

U NDAL NGA TIRANA/ Shehi me këmbë në tokë: Barazimi ishte rezultat i drejtë

Isa.Autor

SKANDAL/ Futbollisti i Serie A i thyen nofullat ish të dashurës! Ajo e padit në Apel (VIDEO)

Delo.autor

SOUTHAMPTON-LIVERPOOL/ “Të Kuqtë” kalojnë në avantazh, shënon Salah

Delo.autor

Leave a Comment