Futboll Premier League Sport

DERBI I MANCHESTERIT/ Guardiola-Mourinho, dueli i strategëve, rivalë të përbetuar

Të dielën, e gjithë Anglia, dhe jo vetëm, do të kthejë sytë në “Etihad Stadium”, pasi luhet derbi i Manchesterit, City-United. Dy strategët karizmatikë, Jose Mourinho dhe Pep Guardiola, do të përplasen sërish në duelin e rivalëve të përbetuar. Të gjithë tifozët e futbollit intrigohen nga një sfidë e tillë në kampionatin me konkurrencën më të fortë. Për ata që e imagjinojnë Premier League-n me shkëlqimin hollivudian mund të sjellim në kujtesë se në vitin 2016 ai i Manchesterit ishte derbi më i kushtueshem në botë.

Pep Guardiola-Jose Mourinho, një dyshe po aq mitike sa ajo e ikonave të kinematografisë Al Pacino-Robert De Niro, me miliona paundë që ishin investuar për të përcaktuar se kush ishte trajneri më legjendar i planetit. Sot, pas dy vjetësh, nga ai duel titanësh projektorët janë të gjithë për ta, por realiteti i këtij sezoni flet për madhështinë e Manchester City dhe një rënie nga hierarkia e United. Manchester City deri më tani është ekip i pamposhtur në Premier League, me nëntë fitore dhe dy barazime nga 11 ndeshje. Me 33 gola të shënuar dhe vetëm katër të pësuar , ndërkohë që Manchester United pas sfidave të deritanishme klasifikohet në vendin e 7-të me gjashtë fitore, tri humbje dhe dy barazime, ku ka shënuar 19 gola dhe ka pësuar 18.

Ky edicion nisi me Citizens të ulur në fronin e Premier League-s, ndërsa “Djajtë e Kuq” e mundohen herë pas here të zgjidhin dhe rebelimet dhe betejat brenda organikës me Mourinhon në krye. Por, papritur, situata duket sikur po ndryshon. Manchester United po zgjohet nga gjumi letargjik që e kishte mbërthyer deri më tani. “Djajtë e Kuq” po marrin epitetin heronjtë minutës së fundit, pasi në ndeshjet ndaj Bournemouthit dhe Juventusit fituan në frymën e fundit. Për më tepër, në referencë statistikash, Manchester City dhe Manchester United deri më tani në Premier League janë sfiduar 146 herë, nga të cilat 56 fitore shkojnë për United 43 për City-n, ndërsa 47 sfida kanë përfunduar në barazim. Edhe gjesti i Mourinhos në Itali sugjeron për një rikthim në identitet të portugezin sarkastik, që ka vetëm një objektiv, katarsisin për këtë skuadër dhe rikthimin e saj në majën e Olimpit.

Related posts

Mino Raiola nis punën, mesfushori i PSG drejt Barcelonës…

Q.Autor

E BUJSHME/ Trazohet merkatoja: KUKËSI arrin akordin me Mentor MAZREKAJ

Isa.Autor

“NUK KA QËNË…”/ Shaqiri kujton eksperiencën te Interi dhe nuk mohon rikthimin në Itali!

Isa.Autor

Leave a Comment