Formula 1 Sport

SPEKTAKOLAR/ Hamilton “pole position” edhe në Interlagos, ndjekin Vettel e Bottas

Lewis Hamilton nuk ndalet edhe pse ka fituar titullin kampion në Formula 1 për këtë sezon. Piloti britanik siguroi sot në mbrëmje “pole position” në pistën e Interlagos, aty ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Brazilit, gara e parafundit e këtij Botërori. Britaniku dha kohën 1’07”281, rekord për këtë pistë, duke lënë pas rivalin e Ferrarit, Sebastian Vettel dhe të dy do ta nisin garën e nesërme nga vija e parë.

Në vijën e dytë sërish çifti Mercedes-Ferrari, me dy pilotët finlandezë Valtteri Bottas dhe Kimi Raikkonen që u renditën në vendet 3-4 dhe pas tyre dy makinat Red Bull. Piloti holandez Max Verstappen u klasifikua i pesti, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Daniel Ricciardo. Në “Top-10” edhe Ericsson e Leclerc (Sauber), Grosejan (Haas) dhe Gasly (Toro Rosso). Gara e nesërme parashikohet e fortë dhe interesante, pasi priten reshje shiu para dhe gjatë zhvillimit të saj.

Në përfundim të sesionit të parë u eliminuan Sainz (Renault), Hartley (Toro Rosso), Alonso (McLaren), Stroll (Williams) dhe Vandoorne (McLaren), ndërkohë që kohën më të shpejtë e vendosi Max Verstappen me Red Bull. Ndërsa në përfundim të sesionit të dytë, ku kohën më të shpejtë e realizoi Valtteri Bottas me Mercedes, u eliminuan nga gara për “pole” pilotët magnussen (Haas), Perez e Ocon me Force India, HUlkenberg (Renault) dhe Sirotkin (Williams).

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Moderatori britanik e provokon, Ozil nuk përmbahet në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

PAS DY VITESH PUSHIM/ Piloti Alonso: Ndryshova stilin tim të pilotimit për t’u rikthyer në Formula 1

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Cagliari-Milan. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment