Futboll Seria A Sport

DIKUR RIVALIZONTE MESSIN E CR7/ Ish-sulmuesi i Italisë përfundon në Serie C

Ish-sulmuesi i Manchester United dhe Fiorentina-s Giuseppe Rossi mund të rinisë karrierën tij në Serie C me Juve Stabia. Italiani i lindur në Amerikëishte një nga sulmuesit më të talentuar të gjeneratës së tij, por karriera e Rossi-t është zbehur nga dëmtimet e shumta në gju.

Pasi është lënë i lirë nga Genoa në fund të sezonit të kaluar, teksa iu bashkua kur u rikuperua nga një tjetër këputje ligamenti në gju, pas operacioni i pestë në karrierë.

Ai arriti të bënte 20 paraqitje me ekipin italian, një shifër që nuk e kishte bërë që prej sezonit 2010/11, por Il Mattino raporton se rikthimi i tij i fundit mund të jetë në Serie C.

Sipas gazetës napolitane, klubi nga Castellammare di Stabia i ka ofruar një kontratë gjashtëmujore, me rinovim automatik nëse klubi ngjitet në Serie B.

Rossi ka luajtur 30 herë me Italinë gjatë karrierës së tij, por vetëm tre herë që prej vitit 2011.

 

Related posts

TRE KARTONË TË KUQ/ Dinamo dhe Vllaznia ndajnë pikët, nuk ka fitues në “Elbasan Arena”

F.autor

E BUJSHME NË MOTO GP/ Tërheqje në mes të sezonit, “Doktor” Rossi zbulon të ardhmen

Delo.autor

STATISTIKAT/ Kush janë “yjet” e futbollit që kanë shënuar më shumë penallti: Nga Messi tek…(FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment