Futboll Kategoria Superiore Sport

PARA NDESHJES DERBI/ Tifozët e Partizanit “provokojnë” me balonën e kuq, “çmenden” bardheblutë (VIDEO)

ORA 17:05 Skuadra e Partizani ka mbërritur me vonesë në stadium. Pritet me ovacione nga tifozët e kuq.

ORA 17:00 Një balonë me stemën e Partizanit po bën xhiro mbi stadiumin “Selman Stërmasi”. Kjo balonë nuk është pritur asapk mirë nga tifozët bardheblu të cilët kanë reaguar me vërshëllima.

Partizani është udhëtues në derbin e sotëm, kështu që mbështetja në stadium pritet të jetë më e vogël për të kuqtë. “Ultras Guerrils” janë organizuar dhe kanë nisur marshimin nga baza e tyre drejt stadiumit “Selman Stërmasi”.

Afro 1600 tifozë të kuq do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit për të mbështetur skuadrën e tyre, në këtë përballje të zjarrtë.

Nuk mungojnë as logot e tifogrupit të kuq në tabelat e sinjalistikës rrugore. Një numër i konsiderueshëm policësh shoqëron “Ultras Guerrils” në marshimin e tyre, për të shmangur një përplasje të mundshme me tifozerinë rivale.

Tifozët e Partizanit kanë nisur futjen në stadium 1 orë e 30 minuta para startit të ndeshjes, për fat të mirë nuk janë rregjistruar incidente.

Related posts

Ilir Daja: Rivalët që shohin ëndrra me Champions u them që të… zgjohen

Sadik.Autor

HUMBJA POSHTËRUESE/ Barcelona SHKARKON trajnerin

F.autor

BOTËRORI 2022/ E pabesueshme, ja momenti kur Ronaldo humbet penalltinë ndaj Irlandës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment