Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Gattuso flet pas humbjes ndaj Juventusit: Janë skuadër më e fortë se ne, ata…

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka folur pas humbjes ndaj Juventusit në ‘San Siro’.

Gattuso ka thënë se ata kanë humbur nga një skuadër që po fiton shumë trofe në këto vitet e fundit e cila sipas tij ka ndërtuar një mentalitet fituesi.

“Ne nuk duhet të përpiqemi të kapemi tek alibitë, kartonët e verdhë. Kemi humbur nga një skuadër që ishte qartësisht më e fortë se ne”, tha trajneri për ‘Sky Sport Italia’.“Unë gjithashtu nuk dua të flas për atë se kush nuk ishte këtu. Ne ishim kundër një ekipi që ka fituar vite dhe shton një yll të madh çdo verë.“Bëmë atë që duhej të bënim, mbetëm në lojë dhe ishim naivë në golin e dytë, por Juventusi nuk na shtyp. Ne luajtëm mirë, por Juventusi është në një nivel tjetër dhe ne duhet ta pranojmë atë.“Ndoshta penalltia do të kishte ndryshuar diçka, por ne luftuam kundër fizikalitetit dhe ritmit të tyre”, ka përfunduar Gattuso.

Related posts

PËR MOMENTIN ËSHTË PA NJË EKIP/ De Biasi ndihmon të rinjtë: Emocion dhe përgjegjësi e madhe…

Delo.autor

Hebaj “mesazh” Partizanit: Dua të rikthehem me gola dhe minuta, në Shkodër si në…

Isa.Autor

“THUMBON” KUKËSIN NË PRAG TË SFIDËS/ Trajneri Dede: Edhe sikur me 18-vjeçarë të luajmë do të jemi më…

Delo.autor

Leave a Comment