Futboll Sport

E BUJSHME/ Goli më i pandershëm në histori vjen nga futbolli i femrave (VIDEO)

Shpesh thuhet që futbolli i femrave ka më shumë Fair-Play e më pak lojëra të pista se te meshkujt, si për çështje edukate, ashtu edhe për faktin se te femrat në përgjithësi futbolli është ende një sport, zbavitje, i pandotur nga milionat, bastet, kontratat e çmendura dhe televizionet.

Megjithatë, ka edhe raste si ky në video, ku kapitenia e Uzbekistanit U19, Laylo Shodieva, kryen ndoshta gjestin më anti-Fair Play në histori.

Në një ndeshje kundër Maldiveve, Laylo Shodieva shënon një gol absurd, sepse portierja kundërshtare Ula Binth Ijlal lëshoi topin për shkak se u rrëzua në tokë nga dhimbjet e një dëmtimi. Shodieva, pa e vrarë mendjen, rrëmbeu topin dhe shënoi golin e tretë të ndeshjes, që më pas u fitua 20-0 nga Uzbekistani.

Shodieva shënoi, festoi duke puthur fanellën sikur po luante kundër Brazilit (Maldivet janë një ndër ekipet më të dobëta në futboll, për femra e meshkuj) dhe gjyqtarja e ndeshjes akordoi qetësisht golin. Bravo!

Related posts

HUMBËN DERBIN/ Skuadra, Halili dhe Ze Maria: Tifozëve u ka ardhur në majë të hundës

Isa.Autor

2 largime dhe 6 blerje, ja planet e Milan në merkato…

Sadik.Autor

PRAPASKENAT E BUJSHME/ Si dështoi kalimi i Cristiano Ronaldos te Barcelona

F.autor

Leave a Comment