Futboll Sport

E PABESUESHME/ E zbulon Santos: Ja kur kthehet Ronaldo te Portugalia

Duke marrë parasysh mungesën e Cristiano Ronaldos, Portugalia ka marrë rezultate mjaft të vlefshme në UEFA Nations League, ku i ka fituar të dy takimet e para. Gjithsesi, i pyetur nga gazetarët në lidhje me futbollistin e Juventus, trajneri Fernando Santos deklaroi se më vonë mund të ketë një rikthim të CR7 në kombëtare, mbase për fazën play off të kompeticionit.

“Do të shohim në mars nëse Cristiano do të kthehet. Nuk ka asnjë skuadër që ka Ronaldon dhe mund të thotë se nëse nuk e ke në dispozicion, luan më mirë. Ai është lojtari më i mirë në botë, vetëm kjo mjafton. E rëndësishme është që ai të tregojë se është më i miri, shpresoj që ta fitojë dhe Topin e Artë”.

Është përfolur shumë se ka pasur edhe një akord mes Santosit dhe Ronaldos për mosgrumbullimin e ish-lojtarit të Realit, në mënyrë që ai të ambientohej më shpejt me Juven. Por, gjithashtu kjo gjë i ka shërbyer trajnerit të “luzitanëve” për të parë se si mund të jetë kombëtarja e Portugalisë pa CR7 në të ardhmen, duke marrë parasysh 33 vitet që ka mbi kurriz. Deri më tani, kampionët e Europës ia kanë dalë më së miri, me grupin që duket tashmë forca kryesore e skuadrës. Mbetet për t’u parë nëse seria pozitive do të vazhdojë, me të gjithë popullin portugez që ndërkohë pret për rikthimin e yllit të tyre, me fanellën e kombëtares.

Related posts

PAS FITORES NDAJ DINAMOS/ Daja: Nuk do përmendet fjala titull, jemi të detyruar të mos festojmë

Delo.autor

REAGON MAN UNITED/ Ka ngushtuar epërsinë e Southamptonit, shënon Lukaku (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Inter-Juventus, Ronaldo barazon shifrat

Delo.autor

Leave a Comment