Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Jo vetëm INTERI, për MODRICIN në garë edhe një tjetër klub italian

Si asnjëherë tjetër, “Santiago Bernabeu” ishte kundër Sergio Ramos dhe shokëve të tij. Ramos, Marcelo dhe Modric kanë mbi supe peshën e rëndë të një Real Madrid që dinte vetëm të fitonte. Perfomanca e tyre në rënie, mosmarrëveshja në dhomat e zhveshjes, deklaratat në media, mbyllja e derës për Antonio Conte dhe një kohë e gjatë pa rezultate pozitive kanë ushqyer Madridin kohëve të fundit.

Te “Los Blancos” po kërkojnë blerje të reja, por tek ta po shfaqet një problem edhe më serioz: të jenë në gjendje që të mbajnë yjet e skuadrës. Luka Modric është një prej futbollistëve që ka oferta të shumta, nga Premier League, nga MLS, Seria A ku Inter ka qenë më “kokëforti”, por së fundmi interes për të ka shfaqur edhe Juventus. Kampionët italian kanë në qendër të vëmendjes kroatin, për të përforcuar një ekip me Cristiano Ronaldon që kërkon shumë.

Marrëdhënia e nënkampionit të botës me portugezin në fushë ishte e jashtëzakonshme dhe situata jo e mirë e Real Madrid mund të jetë një shtysë për Modric të lërë “Santiago Bernabeu”.

Related posts

Këta janë 100 dribluesit më të mirë, por Ronaldon se shohim askund

Q.Autor

BRAZILIANI Kaka: Me Ronaldon te Juventusi përfiton reputacioni i gjithë Seria A

Isa.Autor

“SHTATË FINALE PËR ËNDRRËN E ÇDO SHKODRANI”/ Mbrojtësi Shehi: Ja kush e parandjeu golin tim

Delo.autor

Leave a Comment