Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ MILANI gjen pasuesin e GATTUZOS, nis bisedimet me ish-trajnerin e INTERIT (FOTO)

Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini po shfaqet si kandidat për stolin e Milanit në sezonin e ardhshëm për të zëvendësuar Xhenaro Gatuzon.

Edhe pse ka pasur disa përmirësime në rezultate, Gatuzo mbetet nën presion dhe gjatë verës, pritet të shkarkohet nga bordi i Milanit.

Sipas “Tuttomercato”, Gasperini është kontaktuar në mënyrë informale për të pyetur nëse ai do të jetë i interesuar. Do të ishte një detyrë e rëndësishme për teknikun 60-vjeçar, i cili njihet për sjelljen e talenteve përmes akademisë së të rinjve.

Mbi të gjitha, është mundësia e tij për hakmarrje, pas dështimit me Interin në 2011-ën. Ai humbi finalen e Kupës së Italisë kundër Milanit në gusht dhe u shkarkua vetëm gjashtë javë më vonë, pasi kishte rezultate negative, një barazim dhe katër humbje në të gjitha kompeticionet.

Related posts

U TRANSFERUA TE RANGERS/ Bajrami: Lëvizje e duhur, klub që ka fituar shumë trofe

F.autor

“ALARM I KUQ” TE CHELSEA/ Dëmtimet shqetësojnë Maresca-n

F.autor

GRUSHTA E PËRLESHJE/ Shikoni si KACAFYTEN lojtarët në fushë në TURQI (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment