Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME/ NEYMAR merr 375.000 euro premio për të duartrokitur tifozët e..

Shkuarja përballë tyre dhe duartrokitja e tifozëve të vet, pas ndeshjeve, është një nga parakushtet e PSG për lojtarin e vet kryesor. Për ta bërë këtë, ylli brazilian nuk detyrohet, por shpërblehet me bonus për sjellje të mirë…

“France 2” ka publikuar një dokumentar në lidhje me këtë fakt, duke hedhur më shumë dritë mbi premiot që marrin disa lojtarë kryesorë për sjelljen karshi tifozëve. Kështu, për duartrokitjen e tifozëve, pas ndeshjeve, premio për Thiago Silva është 33.000 euro, por me sa duket Neymar merr një shifër shumë më të lartë: 375.000 euro.

Pasi ka dalë ky informacion, klubi ka shpjeguar se kjo premio ka të bëjë me respektimin e kodit etik, në të cilin përfshihen edhe mënyra pikëzimi të tjera për seriozitetin e sjelljes në stërvitje e dhomat e zhveshjes, respektin për mediat dhe tifozët etj. E gjitha kjo vjen menjëherë pasi “Football Leaks” ka zbuluar kushtet e Kylian Mbappé për të luajtur me ekipin e kryeqytetit francez.

 

Related posts

BOTËRORI 2022/ Cikalleshi nuk mjafton, Polonia mposht me “POKER” Shqipërinë

Delo.autor

SFIDA NDAJ PORTUGALISË/ Lajm i keq për Deschamps, sulmuesi Dembele mbyll “EURO 2020”. Ja shkaku…

Delo.autor

“E ARDHJA IME…”/ Ylli i NBA-së i zhgënjyer te Brooklyn, paralajmëron largimin në fund të sezonit

Delo.autor

Leave a Comment