Futboll Premier League Sport

I KËNAQUR ME NDESHJEN NË “ETIHAD”/ Klopp: Ishte superfutboll, pas 15 minutash mbaroi fryma

Mund të kishte sh kuar më mirë, por edhe më keq. Prandaj, Jyrgen Klop është i kënaqur nga rezultati që Liverpuli i tij mori në “Etihad” në ndeshjen më të rëndësishme të vitit. “Ishte superfutboll. Dy skuadra që luftuan dhe nivelet e energjisë ishin të pabesueshme.

Pas 10- 15′, të gjithë mezi po merrnin frymë. Siti bëri ndeshjen me numrin më të ulët të rasteve kundër nesh. E nisëm shkëlqyeshëm. Patëm shumë raste kundërsulmi. Sigurisht na vjen keq që nuk i finalizuam dot, sepse ishim të rrezikshëm”, tha trajneri gjerman pas barazimit. Në lidhje me penalltinë e Gomezit, Klop shtoi:

“Nuk e kam parë ende, por Xho tha se nuk mund të bënte asgjë. Plani ishte ta nisnim ndeshjen shpejt, shumë shpejt dhe ta mbyllnim po shpejt, por kjo nuk është gjithnjë e mundur. Siti është një superskuadër”. Trajneri i Mançester Junajtidit, Ole Gunar Solskjaer, u ankua për kalendarin pasi iu desh të luante të shtunën në mesditë kundër Evertonit në një javë Champions-i dhe Klop i jep të drejtë. “Unë kam folur me Premier Ligën.

Asnjë skuadër që luan mbrëmjen e së mërkurës në Champions në transfertë nuk duhet të ketë ndeshje në orën 12:30 të shtunën. OK, të dielën nuk është problem, por jo të shtunën, sepse sa zgjohesh, ti duhet të luash futboll. Premier Liga duhet ta zgjidhë këtë. Transmetuesit televizivë duhet të flasin me njëri-tjetrin. Nëse do të shohësh futboll të mirë, atëherë duhet t’u japësh djemve disa orë më shumë pushim. Dikush duhet të nisë të mendojë për këtë”.

Related posts

“TEK “LOS BLANCOS” NUK ËSHTË KURRË…”/ Jovic rilind në Gjermani, zbulon çfarë nuk shkoi tek Real Madrid

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Goli i çuditshëm i Goxhës, mbrojtësi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës në Azerbajxhan (VIDEO)

Delo.autor

3 GOLA NË 14 NDESHJE/ Vlen më shumë se 70 milionë euro, Liverpool kërkon të marrë në janar talentin…

Delo.autor

Leave a Comment