Champions League Futboll Sport

MBRËMJA VENDIMTARE/ Ja shuma galopante që i siguron kualifikimin Interit sonte…

Fati i Inter në këtë edicion të Champions League mund të vendoset mbrëmjen e sotme në ndeshjen që zikaltrit do të luajnë në fushën e Tottenham. Rezultati i këtij takimi nuk do të jetë i rëndësishëm vetëm për prestigjin europian, por edhe për financat e milanezëve.

Sa do të fitojë klubi italian në rast të kualifikimit në 1/8-at? Duke u bazuar te sistemi i ri shpërndarjes së çmimeve që ka hyrë në fuqi në këtë sezon, Inter do të përfitojë një shifër mes 52.2 dhe 56.7 milionë euro, nëse siguron një vend në fazën me eliminim direkt.

Para ndeshjes me Tottenham, Inter ka arkëtuar 41.8 milionë euro: 17.7 milionë nga renditja historike e skuadrës, që bazohet në rezultatet e 10 viteve të fundit, 15.3 milionë për pjesëmarrjen në fazën me grupe dhe 6.3 për dy fitoret dhe barazimin e marrë në katër ndeshjet e luajtura deri tani.

Inter mban vendin e dytë në Grupin B me 7 pikë, 3 më pak se Barcelona kryesuese dhe 3 më shumë se Tottenham i vendit të tretë. Një barazim sot do t’i mjaftonte ekipit të Spalletti-t për të siguruar kualifikimin. Në fakt, nëse anglezët dhe italianët do ta mbyllnin grupin me pikë të barabarta, zikaltrit do të kalonin falë përballjeve direkte.

Related posts

SFIDA NDAJ BELGJIKËS PËR NATIONS LEAGUE/ Deschamps: Juventus është shtëpia ime e dytë, kam gabuar që…

Delo.autor

KATAR 2022/ I papërmbajtshëm, “Përbindëshi” Ronaldo ndëshkon Luksemburgun me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

SKENAR I PABESUESHËM/ Rivalët e urryer tentojnë të transferojnë Salah për…

Delo.autor

Leave a Comment