Futboll La Liga Sport

NDODHET NË ANKTH/ RAMOS si kurrë më parë, URON NËNËN për ditëlindje me FOTON E RRALLË

Real Madridi fitoi mbrëmë në Romë, sukses i cili duket si një balsam për të kuruar disa nga plagët, që ka ekipi i bardhë aktualisht. Udhëtimi në kryeqytetin italian ka shërbyer si njëlloj frymëzimi për Sergio Ramos, i cili ka kujtuar dhe uruar nënën e tij, me rastin e ditëlindjs. Kapiteni i “Los Blancos” e ka bërë këtë përmes llogarisë në Instagram, ku ka hedhur një foto nga fëmijëria e tij, bashkë me dy prindërit.

“Shembulli ynë më i mirë i jetës, udhëheqësja jonë më e mirë. Tenerte, është një privilegj, nënë”, – ka shkruar futbollisti andaluzian nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin social. Ndërkombëtari spanjoll ndau me të gjithë ndjekësit e tij një imazh të fëmijërisë, që deri më tani nuk ishte parë nga askush.

“Faleminderit për mbështetjen tuaj të pafund në të gjitha fazat e jetës sime. Urime, mami! Unë të dua shumë! Nga djali i vogël!” – shkruan më tej Ramos, i cili është nën kontratë me Real Madridin deri në vitin 2021.

Vitin e kaluar, Ramos mundi ta festonte ditëlindjen e tij me nënën. Futbollisti ndau një foto, në të cilën shfaqej me Pilar Rubio, fëmijët, vëllezërit dhe prindërit e tyre, në atë që dukej si një festë intime. “Frymëzimi ynë dhe mbështetja më e mirë”, – i shkroi Ramos nënës së tij, edhe përmes Instagramit.

 

Related posts

SKEDINA E DITËS/ Sot, si asnjëherë më parë e keni shansin të bëheni MILIONER (FOTO)

Isa.Autor

“FATI ËSHTË ME TY”/ Modric: Varane më tha se do ta fitoja Topin e Artë, gjatë finales së…

Isa.Autor

FORMULA 1 DREJT SEZONIT TË RI/ Red Bulli dhe Versttapen hapin të parët kartat

F.autor

Leave a Comment