Futboll Kombëtarja Sport

FENOMENAL/ Grezda fiton zemrat e Gllasgout, i papërmbajshëm në fitoren tenistike (VIDEO)

Ka pritur momentin e tij dhe ka goditur. Në Gllasgou, më në fund, mund të buzëqeshin, pasi Eros Grezda tashmë mund të quhet zyrtarisht një futbollist i Rangers. Jo sepse tani është transferuar, jo sepse ishte ndeshja e parë, por sepse përballë Motherëell, ashtu si pritej, paraqitja e lojtarit kuqezi ka qenë fantastike. Asist dhe dy gola në fitoren tenistike 7-1.

Pas një pjese të parë jo në lartësinë e duhur, ndoshta edhe duke përfituar nga kartoni i kuq i miqve, futbollisti shqiptar ka shkëlqyer, duke rritur rendimentin dhe duke qenë protagonist absolut. Ai dha pasimin për golin e 4-1 të realizuar nga Middleton, teksa më parë kishin realizuar Arfield dhe Tavernier.

Sërish Arfield çoi shifrat në 5-1, ndërsa më pas Grezda ka marrë skenën: golat e parë për të me skuadrën e Steven Gerrard. Ai i 6-1 me erdhi me depërtim në zonë duke shmangur dy mbrojtës dhe duke realizuar me të majtën. Më pas, goli i dytë ka ardhur pas një pasimi të bukur.

Grezda vetëm sa ka depotizuar topin në rrjetë. Kështu, u deshën disa ndeshje deri sa Grezda të bënte… Grezdën. Në Gllasgou janë njohur një tjetër futbollist, me shpresën që të vijojë kështu. Edhe Panuçi fërkon duart.

Related posts

Lenjani shënon supergol në fitoren e thellë të Sionit ndaj Thunit

Q.Autor

FORMULA 1/ Pritja merr fund, Mercedes prezanton makinën e re për “Botërorin 2020” (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

PEREZ “TËRBON” GATTUZON/ REALI futet në garë për SPANJOLLIN e MILANIT

Isa.Autor

Leave a Comment