Futboll La Liga Sport

FENOMENAL/ MESSI bëhet “PICHICHI” i La Ligas për herë të pestë, nderohet edhe…

Sulmuesi i Barcelonës, Leo Messi, ishte një nga protagonistët e ceremonisë së ndarjes së çmimeve të “Marca”, duke përfshirë, ndër të shpërblime të tjera, edhe trofeun “Pichichi”, që nënkupton golashënuesin më të mirë të La Liga-s në sezonin 2017-2018, apo trofeun “Zamora”, për portierin që ka pësuar më pak gola gjatë periudhës në fjalë. Ylli argjentinas i skuadrës katalanase ka fituar çmimin e parë, ndërsa slloveni Jan Oblak i Atlético Madrid ka merituar çmimin e dytë.

Leo Messi shpallet për herë të pestë si golashënuesi më i mirë i La Liga-s, duke qenë se ka shënuar 34 gola në 36 ndeshje kampionati (në sezonin e cituar më lart), një shifër, që gjithashtu e lejoi atë për të fituar për herë të pestë “Këpucën e Artë” në ligat më të forta europiane.

Leo Messi nuk udhëtoi shumë për të mbërritur në selinë, ku organizohej ndarja e çmimeve të “Marca”, sepse kjo e fundit kishte zgjedhur Barcelonën për vitin e dytë radhazi. Iu desh Jan Oblak të fluturonte nga Madridi për në Barcelonë, me këtë rast. Ai e meritoi trofeun “Zamora”, me 8 gola të pësuar në 12 ndeshje (mesatarja 0.67). Vetëm Acuña dhe Santi Cañizares (4 gola) dhe Víctor Valdés dhe Ramallets (5 gola) janë më lart në këtë drejtim, se sa portieri slloven.

Javier Tebas, president i LFP, u shpreh: “E pra, po i japin një tjetër çmim Leo Messit, i cili i bën nder të madh kampionatit tonë të futbollit. Askush nuk ka sjellë në La Liga atë që ylli argjentinas ka bërë prej vitesh në stadiumet tona. Ndryshe nga të tjerët, ai duket se ka vendosur ta përfundojë karrierën e tij në Spanjë.

Kjo e bën edhe më emblemë për La Liga-n. Unë pothuajse nuk shoh ndonjë tjetër, që ka kontribuar aq shumë për kampionatin spanjoll. Po, me të vërtetë, tani që Cristiano Ronaldo u largua për në Seria A të Italisë, Messi merr më shumë rëndësi”.

 

Related posts

(FOTO) Arda Turan pritet si legjendë në Turqi, tifozët përplasen me policinë

Q.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Laçi. Rezultati 2-0

Delo.autor

La Partizanin, ish-mbrojtësi ” i kuq” gjen arsyen e largimit pas 4 vitesh

Isa.Autor

Leave a Comment