Futboll Kombëtarja Sport

FITORJA ME WALESIN/ Panucci: Ja përse nuk largohem nga Kombëtarja

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet sepse dëshiron të punojë për kuqezinjtë në Kampionatin Evropian 2020 për shkak se e ka përkrahjen e lojtarëve.

Goli i Bekim Balajt nga penalltia pas një ore lojë qe i mjaftueshëm për Shqipërinë t’i mposhtë vizitorët nga Uellsi në “Elbasan Arena”.

Trajneri italian theksoi për Supersport se “skuadra gjeti shpirtin e duhur dhe arriti një fitore më në fund”, edhe pse me vuajtje sipas tij.

“Do përgatitemi që të vazhdojmë përpara për kualifikimin në Evropian”, shtoi Panucci, i cili tha se me lojtarët është ballafaquar dhe ka folur, duke gjetur gabimet.

Kur u pyet nëse kjo fitore ishte shenjë se lojtarët e duan, Panucci tha: “Unë di që djemtë i kam pas krahëve, i kam me vete. Nëse do e dija që nuk do ishin me mua, do largohesha”.

Related posts

Festa e Xhakës me shqiponjë, reagojnë mediat serbe: Provokim i turpshëm… (FOTO)

Sadik.Autor

BOTËRORI 2022/ Pas një rrëmuje në zonë, sulmuesi Martial ndëshkon Ukrainën (VIDEO)

Delo.autor

PRITJES SË GJATË I ERDHI FUNDI/ Pas zëvendësimit me Neymar, Messi debuton për PSG-në

Delo.autor

Leave a Comment