Formula 1

Arrivabene: Leclerc ka nevojë për ndihmën tonë dhe të Vettel te Ferrari

Vitin tjetër do të debutojë te makina Ferrari piloti i ri francez Charles Leclerc, që këtë vit debutoi në Formula 1 me skuadrën e Sauber, Leclerc vjen nga Akademia Ferrari dhe do të zëvendësojë dhe do të zëvëendësojë një veteran të këtij sporti si Kimi Raikkonen. “Ne kemi marrë një vendim kurajoz duke sjellë Charles te Ferrari, një pilot i ri dhe tek i cili besojmë shumë. Por duhet të jemi gati ta mbështesim në hapat e para, në mënyrë që ai të ndihet sa më komod dhe të mos ndjejë asnjë presion”, tha Arrivabene.

Shefi i makinës italiane shprehet se personalisht do t’i japë të gjithë mbështetjen, duke kërkuar që këtë gjë ta bëjnë të gjithë te familja Ferrari. “Duhet ta mbështesim në çdo moment, pasi ka një shans të artë dhe që e ka merituar. Do të jetë e rëndësishme edhe marrëdhënia që do të ketë me Vettel, që gjithashtu duhet ta ndihmojë, pasi ka shumë përvojë. Ne e njohim që nga periudha e Akademisë, e dimë potencialin e tij, këtë vit ka bërë paraqitje të mira dhe shpresojmë që këtë gjë ta bëjë edhe me Ferrarin”, tha Arrivabene.

Related posts

Hamilton “fluturon” dhe fiton provat e lira në Silverstone, ndjekin Bottas dhe Vettel

Isa.Autor

FORMULA 1/ Paralajmërimi i Todt: Viti 2021 do të jetë anormal dhe me të papritura

Delo.autor

Pirelli nxjerr jashtë loje rivalët, rinovon bashkëpunimin deri në vitin 2023

Isa.Autor

Leave a Comment