Futboll Seria A Sport

“BAD BOY” DREJT NAPOLIT/ Ancelotti gjen SUPER sulmuesin për të ndalur JUVEN

Është rikthyer “Bad Boy”, lojtari që shpeshherë ka bërë të flasë në fushë jo vetëm me golat por edhe me veprimet e tij. Sulmuesi italian Mario Balotelli ka qenë sërish protagonist në ndeshjen e fundit që Nisa zhvilloi ndaj Guingamp, duke hedhur dorezat në tokë, duke ulëritur kundër trajnerit të tij Patrick Vieira në momentin që ai e zëvendësoi, 15 minuta nga fundi. Ndoshta ky moment do të jetë një tjetër hap drejt divorcit mes tij dhe skuadrës franceze, duke i dhënë mundësi sulmuesit të tentojë një aventurë të re. Ndoshta në Serinë A…

Ideja e presidentit të Napolit, Aurelio de Laurentiis është të sjellë që në janar sulmuesin te skuadra e tij, duke i dhënë trajnerit Carlo Ancelotti një lojtar me shumë potencial, që ka nevojë për përkujdesje për të shpërthyer, si dikur. Edhe në të shkuarën ka patur kontakte mes palëve, madje Ancelotti e ka kërkuar lojtarin edhe kur ka qenë si trajner i PSG-së. Ndërkohë që, vetë lojtari i ka dhënë një “like” videos se klubit italian, ku tifozët ulërasin në kor në momentin që këndohet Champions League.

“Mario është një sulmes i madh, mund të bëjë gjithçka në fushën e lojës”, ka thënë trajneri Ancelotti, që në janar mund ta ketë lojtarin në dispozicion, për të tentuar rikuperimin ndaj Juventusit në kampionat. Madje për bastexhinjtë ky transferim është shumë i mundshëm të ndodhë në janar, duke e kuotuar me 2.50.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA TEK BAYERN/ Ja takimi super sekret me menaxherin e yllit

Delo.autor

Kjo VIDEO po bëhet virale/ Shikoni çfarë bëjnë Pogba dhe Griezmann pas Botërorit

Isa.Autor

Lajm i mirë për Torinon, Mazzari kthehet në stol kundër Juventusit

Q.Autor

Leave a Comment