Futboll Shqipëri Sport

“EFEKTI SHKËMBI”/ Teuta e frikshme me përmbysjet, Kamza zhytet në krizë

Teuta ka arritur të fitojë sërish me përmbysje edhe ndaj Kamzës në transfertë këtë mesjavë. Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi, arriti të merrte tre pikë të rëndësishme, pas fitores 1-3 ndaj Kamzës në trasfertë, në javën e 12 të kampionatit.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Kamzës nis me ritëm të lartë me të dyja ekipet që ushtrojnë presion lartë. Teuta ka rastet e para të mira në fillim të pjesës së parë. Në mintë e 9` Progni shfaqet rrezikshëm në zonën kundërshtare, por mbrojtja e Kamzës largon këtë rrezik.

Më pas është Fukui që shfaqet në portën kundërshtare, me një gjuajtje që shkon shumë pranë portës së Hidit. Lojë intensive në mesfushë, me Kamzën që kërkon të gjej golin e para. Një aksion i Fukuit ndalet nga mbrojtësit e Teutës, duke shkaktuar një faull jashtë zone. Xhulio Mehmeti merr përsipër gjuajtjen e topit nga goditja e dënimit në minutën e 17`, me topin që shkon direkt në duart e Hidit që grushton, por i gjendur fare pranë portës, Borani gjuan topin me kokë duke e dërguar në rrjetë. Gol dhe avantazh 1-0 për Kamzën.

Pas këtij momenti Teuta mundohet të reagojë, por deri në fund të pjesës së parë do ketë vetëm shpërdorim të disa rasteve nga Progni. Ndërsa Zisi ka një mundësi të mirë për të shënuar në minutën e 30` por golin ia mohon Isli Hidi. Me rezultatin 1-0 mbyllet pjesa e parë. Pas pushimit të dy pjesëve, Teuta kërkon revanshin dhe të paktën rivendosjen e barazpeshës në fushë. Bledi Shkëmbi s’duket ka shkundur të tijët në dhomat e zhveshjes. Sinjalet e para vijnë menjëherë sa nis pjesa e dytë.

Futbollistët e Tuetës hidhen direkt në sulm, dhe loja zhvendoset e gjitha në gjysmë fushën e Kamzës. Është portieri Avdyli, ai që bën shpëtimtarin e Kamzës, pasi për gati 20 minuta lojë do të bënte disa pritje vendimtare, të cilat i mohojnë golin e barazimit Teutës. Skuadra e Bledi Shkëmbit bën gjithçka për të gjetur golin, por deri në minutën e 70` të gjitha rastet do të ndalen nga Ilir Avdyli.

Kamza kërkon fyrmarrje me ndonjë kundërsulm, ky Sebino Plaku, mundohet të dalë përpara duke i dhënë kështu vetëm kohë ekipit të tij, që vuan shumë nga presioni i Teutës. Këto të fundit do shpërblehen për mundin e tyre në minutën e 76`, kur fitojnë një penallti të shkaktuar nga lojtarët e Kamzës. Amadu Latif gjuan saktë, ndërsa Avdyli nuk ka çfarë të bëj në këtë rast. Shifrat barazohen në stadiumin e Kamzës në rezultatin 1-1.

Pas këtij momenti Kamza duket e demoralizuar, pasi mbrojtja fillon të lëshojë pak nga pak. Në minutën e 80` Progni futet brenda zonës dhe merr një top, të cilin nuk e pason për shokët e skuadrës, por gjuan drejt portës duke mposhtur sërish portierin Avdyli. Teuta e sheh veten në avantazh me rezultatin 1-2.

Minutat e mbetura kanë dhë një tjetër gol për Teutën, ku Fabian Beqaj, pas një sprinti spektakolar bën një gjuajtje vrastare drejt portës së Avdylit, duke shënuar golin e tretë dhe të fundit për Teutën, që i dha një fitore mjaftë të rëndësishme. Durrsakët shkojnë në kuotën 21 pikëve dhe ngjitet në vendin e 4 në renditje. Ndeshja e radhës për Teutën do të jetë kundër Kukësit ndërsa për Kamzën, që mbetet në vendin e parafundit me 8 pikë në renditje, do të jetë kundër Kastriotit.

Related posts

Legjenda angleze tradhëton HENRY: AGUERO lojtari më i mirë i huaj në historin…

Isa.Autor

MILAN HUMB “PERËNDINË” E TIJ/ Ibrahimoviç do thotë lamtumirë dhe do luajë në…

Delo.autor

Futbollisti shqiptar i Zvicrës, pas takimit të mbrëmshëm thirret për testin anti-doping (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment