Futboll Sport

HUMBJA NDAJ HOLANDES/ Deschamps: Gabuam shumë, kundërshtari na goditi

Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps, pranoi se ekipi i tij kishte gabuar shumë kundër Holandës (2-0).

A është kjo humbje një moment për t’u alarmuar?
Është një humbje logjike, kundër një skuadre si Holanda, që ka kombinuar intensitetin, agresivitetin dhe lojtarët cilësorë që posedon. Natyrisht, ne kemi gabuar, kemi lejuar hapësira dhe kundërshtari na goditi. Kjo humbje dhemb. Ne kemi pasur rezultate të mira deri tani. Sidoqoftë, qëllimi ynë ishte të siguronim vendin e parë në grup, çka është diçka e humbur tani. Nuk varet më nga ne.

Cili është zhgënjimi juaj më i madh? A kanë ndikuar mungesat?
Më mirë do të kishte qenë, po t’i kisha të gjithë lojtarët në dispozicion, por nuk do ta përdor këtë si justifikim. Lojtarët që janë me ne, vetë i zgjodha. Ne jemi vënë në vështirësi nga cilësia e lartë e Holandës. Holandezët kanë pasur shumë situata të favorshme dhe, pa pritjet e Hugo Lloris, mund të kishte shkuar edhe më keq.

Fituat Botërorin, por po rrezikoni në Ligën e Kombeve…
Ekziston një kompeticion tjetër pas Kupës së Botës, për të gjithë. Ne shohim se kjo Liga e Kombeve është e vështirë. Spanja ishte gjashtë pikë, pas dy ndeshjeve të para, por nuk mori asnjë pikë në dy të fundit. Ne kishim shtatë pikë, por duke humbur me Holandën, nuk i kemi më kartat në dorë. Është një kohë e vështirë, kemi lojtarë të lënduar. Sidoqoftë, me lojtarët që kishim në dispozicion, duhet të bënim më mirë. Mangësitë tona në këtë ndeshje ishin të dukshme. Çdo gjë, që na lejoi të arrinim rezultate të mira, nuk ishte mjaftueshëm ndaj Holandës.

Related posts

FLET PËR LARGIMIN E GRIEZMANN/ Simeone sqaron: Është shumë e vështirë të gjesh…

Delo.autor

KËRKON TA SJELLË NË LONDËR/ Tottenhami dërgon vëzhgues për yllin e Interit…

Delo.autor

Teuta hipotekon fitoren në Korçë, i shënon golin e tretë Skënderbeut (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment