Sport Të tjera

KORONAVIRUSI/ Ceremonia e ndezjes së Flakës Olimpike pa spektatorë

Më 12 mars do të zhvillohet ceremonia e ndezjes së Flakës Olimpike të “Tokio 2020”, e cila do të organizohet në Olimpia të Athinës. Organizatorët e këtij eventi thanë se ceremonia do të bëhet pa praninë e spektatorëve dhe të mediave, si masë për mbrojtjen nga coronavirus.

Komiteti Olimpik Grek tha se spektatorët do të mungojnë si në provat gjenerale të 11 marsit ashtu dhe në ceremoninë që do të organizohet një ditë më pas. Kjo është hera e parë që nga Lojërat Olimpike të Los Anxhelos (1984) që kjo ceremoni zhvillohet pa spektatorë.

Të pranishëm në ceremoni do të jenë vetëm 100 persona të ftuar. Pishrari me flakën olimpike do të qëndrojë në Greqi një javë dhe më 19 mars do të udhëtojë drejt Japonisë. Ceremonia do të transmetohet on-line në media.

Related posts

Shifrat dhe faktet më kurioze nga finalja e Champions League…

Sadik.Autor

NBA/ Pas LeBron rinovon edhe Anthony Davis, me Lakers deri në vitin 2025

Delo.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Barcelona në krizë financiare, Neymar gati të firmosë marrëveshjen e re

Delo.autor

Leave a Comment