Futboll Premier League Sport

NGA FERRI NË PARAJSË/ MARTIAL hiqet nga merkatoja, Man United i ofron…

Vazhdon telenovela Anthony Martial. Pas shumë diskutimeve për të ardhmen e lojtarit dhe pas këshillimeve me trajnerin Mourinho, drejtuesit e Manchester United kanë vendosur të “blindojnë” lojtarin.

Për të bindur francezin të qëndrojë në “Old Trafford”, drejtuesit e “djajve të kuq” janë gati t’i ofrojnë 22-vjeçarit rinovimin e kontratës për 5 vjet, me një pagë prej 11 milionë eurosh në sezon. Për lojtarin, kontrata e të cilit skadon në qershor, ka kohë që interesohet Interi.

Vlen të theksohet se francezi po kalon një formë mjaft të mirë muajt e fundit dhe për këtë është shpërblyer me grumbullimin në kombëtaren e “gjelave”, nga trajneri Didier Deschamps.

Related posts

NDËRTHURJA E TRADICIONALES ME MODERNEN/ Klubi i Premier prezanton “fortesën” e re “high-tech” (VIDEO)

Delo.autor

“YOU’LL NEVER WALK ALONE”/ Liverpool është i famshëm kudo, narko-trafikantët e bëjnë markë… kokaine

Delo.autor

Në Itali çmimi i Fair Play do të quhet Davide Astori

Sadik.Autor

Leave a Comment