Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Trashi humbet super sfidën, te Tirana tremb i gjithë… sulmi

Lorenc Trashi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjes e së premtes që Partizani luan me Tiranën. Mbrojtësi i majtë sot pritet të lërë spitalin, ndërkohë që do të qëndrojë disa ditë pushim.

Dëmtimi në mollëzën e faqes e penalizon lojtarin e “demave”, i cili mund të detyrohet të bëjë një ndërhyrje dhe të qëndrojë për më shumë se një muaj jashtë fushave të blerta.

Te Partizani alternativat nuk mungojnë, teksa në linjën e majtë të prapavijës mund të aktivizohet shkodrani Esin Hakaj.

Trajneri Adolfo Sormani nuk është se ka ndonjë rrugë tjetër, ndaj do i duhet të mendojë për rreshtimin e skuadrës në derbi me lojtarët që ka në dispozicion.

SITUATA TE TIRANA – Tre janë lojtarët që kanë shfaqur probleme para derbit. Në fakt njëri prej tyre edhe para sfidës me Kukësin shqetësonte.

Sulmuesi Michael Ngoo ka kaluar një gjendje gripale dhe ditën e djeshme nuk e ka zhvilluar të plotë seancën stërvitore.

Për arsye dëmtimesh, Egbo shqetësohet edhe nga Elton Cale dhe Agustin Torassa.

Argjentinasi ka vijuar me terapinë këto ditë dhe besohet se do të jetë i gatshëm për ndeshjen derbi me Partizanin.

Edhe braziliani me shumë mundësi nuk do të humbë atë përballje, sikurse pritet që edhe Ngoo të jetë i gatshëm të luajë nga minuta e parë këtë herë.

Related posts

“PO BËN DIÇKA TË PABESUESHME”/ Desailly për yllin e Real Madrid: Nuk vlerësohet aq sa duhet

Delo.autor

TOPI I ARTË/ Ylli i Juventusit nuk merr pjesë në ceremoni, e di se Modric është fituesi

Isa.Autor

Mirë se vini në Botëror, ku dështimi kombëtar zgjon forca të errëta

Sadik.Autor

Leave a Comment